ERE: OSSH të dëmshpërblejë konsumatorët
TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë i kërkon Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të kompensojë të gjithë konsumatorët, pasi energjia për dhjetorin u është faturuar sipas tarifave të reja, të cilët kanë hyrë në fuqi vetëm në janar të këtij viti.
Reagimi i entit Rregullator të Energjisë vjen menjëherë pas shqetësimeve të ngritura nga media nga qytetarët por edhe nga opozita, si dhe ankesave që janë përcjellë direkt nga qytetarët pranë këtij enti. Në një njoftim për shtyp sqaron se aplikimi i cmimit të ri të energjisë fillon më datë 1 janar të vitit 2010 dhe për këtë arsye i kërkon OSSH që për faturimet e kryera jashtë afateve të përcaktuara është e detyruar të bëjë kompensimin e konsumatorëve, në përputhje kjo edhe me kuadrin rregullator të miratuar nga ERE.
(m.a/News24/BalkanWeb)