Rama: Te zbardhet atentati ndaj kreut PS, Vlore
TIRANE- Partia Socialiste kërkon zbardhjen e plotë dhe të menjëhershme të ngjarjes së ndodhur dje në mëngjes kur, makinës së kryetarit të PS-së në Vlorë, Eltar Deda, i është vendosur një sasi e konsiderueshme lënde djegëse dhe kapsollë detonatore.
Policia nuk ka dhënë ende asnjë version të ngjarjes ndërsa ka deklaroi dje se po hetohej intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“është rast jashtëzakonisht i rëndë që ka revolutar të gjithë njerëzit tanë dhe kërkojmë zbardhjen pa humbur kohë. E patolerueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë dhe e pa tolerueshme që për një ngjarje të tillë të mos ketë sensibilizim dhe prononcim nga ana e pushtetit “- nënvizoi kryetari i artisë SPocialiste sot në një takim me gazetarët në përmbledhjen e javës.
Hetimi
Deputeti socialist ka denoncuar ngjarjen në polici. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka rezultuar se lënda djegëse ishte benzinë. Sipas ekspertëve, nuk përjashtohet mundësia që lënda djegëse të jetë vendosur nga persona që ushtrojnë aktivitetin e parkimit të automjeteve. Policia ka shoqëruar dy roje të parkingjeve, ndërsa është marrë në pyetje dhe kreu socialist i Vlorës, Eltar Dede. Ai është shprehur se, “asnjëherë nuk kam pasur probleme apo kërcënime. Sipas meje, ky është një presion që më bëhet për shkak të detyrës”. Po të njëjtat burime sqarojnë se po hetohet në disa pista.
(s.g/BalkanWeb)