Shkatërrohet trafiku i drogës, arrestime në 4 shtete
LECE- ”Lindja e Diellit” është emri i koduar i operacionit policor i cili ka bashkuar bashkë forcat blu të 4 shteteve për shkatërrimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike.
Gjatë ditës së sotme, në 4 shtete të ndryshme, Shqipëri, Itali, Greqi dhe Belgjikë janë ekzekutuar urdhërarreste të firmosura nga prokuroria e antimafias e Leces.
Vetë Prorkurorja e Përgjithshme Ina Rama së bashku me një grup prokurës kishte udhëtuar përtej Adriatíkut për të siguruar mbarëvajtjen e këtij operacioni.
Në një konferencë për shtyp Prokuroria e Përgjithshme informon se në Shqipëri janë arrestuar Mariglen Hallka, Pilo Zanaj, Fatbardh Kapllanaj dhe Daniel Likaj e Artur Demaj.
"Të arrestuarit janë të dyshuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar criminal. Faktet e këtij hetimi i përkasin periudhës kohore 2005- 2007. Operacioni ka nisur sot ne mengjes ne opren 05.00 te mengjesit dhe gjithsej jane arrestuar 51 persona. Pjesa me e madhe e te arrestuarve jane shqiptare"- deklaroi sot ne nje konference per shtyp zv/prokuror i Krimeve te Renda, Kosta Beluri.
“Salento ishte udhëkryqi i trafikut ndërkombëtar të drogës. Heroinë e prodhuar në Lindje të Mesme , Afganistan dhe Maqedoni, dhe marijuana nga Shqipëria. Lënda narkotike ng kanali i Otrantos arrinte në brigjet salentine për të udhëtuar më pas deri në Sicili. Një pjesë e drogës qëndronte për tregun vendas të provincës së Leces” – shkruajnë sot mediat italiane-
Në kuadër të hetimeve të cilat kanë zgjatur rreth 5 vjet janë sekuestruar 10 kg heroinë, 1300 kg marijuanë si dhe një pistoletë. Sipas policisë organizata kishte plan për të transportuar drejt Italisë një sasi tjetër prej 1500 kg marijuanë.
Agjencia e lajmeve ANSA bën të ditur se organizata përbëhej kryesisht nga qytetarë shqiptarë dhe operacioni i arrestimit në Itali është realizuar nga Guardia di Financa në bashkëpunim me prokurorinë e antimafias në Lece. Ajo informoi ne mengjes per 35 urdhërarrestet e firmosura, per te cilat ishin ekzekutuar 23, prej të cilave, 15 urdhërarreste janë ekzekutuar në Itali, 5 në Shqipëri, 2 në Greqi dhe një në Belgjikë. Dy prej të dyshuarve si anëtarë të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike mësohet se ishin arrestuar më parë
(Ina Rama ne konference me prokuroret ne Lece te Italise)
(s.g/Ansa/BalkanWeb)