Sekuestrohen 4 mijë copë paketa kontrabandë
ELBASAN- 4 mijë copë paketa cigaresh Malboro kontrabandë janë ndaluar të hyjnë në tregun vendas gjatë transportimit të tyre përgjatë aksit Librazhd-Elbasan.
Mëngjesin e të Premtes rreth orës 05.30, policia e Elbasanit dhe ajo e Librazhdit kanë bërë të mundur nëpërmjet një operacioni të koduar “Malboro” kapjen e sasisë në fjalë.
Paketat kontrabandë iu gjetën dhe iu sekuestruan 27 vjecarit Gledi Gabri, të cilit iu gjetën në makinën e tij tip Benz, me targa TR 0827 I. Gjithashtu sipas zëdhënëses pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Elbasan, janë shoqëruar dhe dy persona të tjerë Shpëtim Duci, dhe Gjergji Ruli, të cilët gjendeshin në mjetin e drejtuar nga 27 vjecari Gledi Gabri.
Ndërkohë policia nuk bën të ditur se nga vinin këto paketa, por sqaron vetëm se destinacioni ishte tregu i Tiranës.
(m.a/News24/BalkanWeb)