Pasaportat,MB:Gjysëm milionë shqiptarë aplikuan

Ministria e Brendshme informon opinionin publik se deri ditën e djeshme gjysëm milion qytetarë shqiptarë kanë aplikuar për pasaporta biometrike. Saktësisht, në bazë të të dhënave të datës 18 Shkurt 2010, numri i aplikimeve për pasaporta biometrike arriti shifrën 501 mijë.
Duke shprehur kënaqësinë për ritmin e shpejtë dhe suksesin e këtij procesi, Ministria e Brendshme gjen rastin të përgëzojë të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për t'u pajisur me pasaporta biometrike, këtë dokument të standarteve europiane.
"Ndërkohë, dëshirojmë të theksojmë se është e rëndësishme që qytetarët të paraqiten për të tërhequr pasaportat biometrike për të cilat kanë aplikuar. Në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe gjendet një sasi e madhe pasaportash biometrike, të cilat nuk janë tërhequr nga qytetarët", thuhet në njoftim.
Ministria u bën thirrje këtyre qytetarëve të nxitojnë dhe të paraqiten për të tërhequr pasaportat e tyre biometrike. "Rikujtojmë gjithashtu se marrja e pasaportës së re biometrike do të shoqërohet me bërjen të pavlefshme të pasaportës në përdorim nga shtetasi në momentin e paraqitjes pranë zyrave të "Aleat" në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe", vijon deklarata.
Së fundi, Ministria e Brendshme fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të ndjekin shembullin e mbi gjysëm milion bashkëqytetarëve që tashmë kanë siguruar dokumentin që do të mundësojë lëvizjen e lirë në të gjithë zonën Schengen të Bashkimit Europian