E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Hetimi i zgjedhjeve pa cënuar pavarësinë e gjykatave

TIRANE- Kreu i LSI-së, Ilir Meta i kërkon liderit të opozitës të mos i faturojë vendit një përgjegjësi që i takon vetëm atij. Meta theksoi se hetimet për zgjedhjet duhet të bëhen pa cënuar pavarësinë e gjykatave.

Numri dy i qeverisë theksoi se kreu socialist ishte vetë arkitekt i Kodit Zgjedhor dhe në këtë mënyrë nuk ka pse bojkoton Kuvendin, duke shtuar se edhe Kolegji Zgjedhor është krijuar me konsensusin e vetë liderit të PS-së.

“Qëndrim i zotit Rama është jo parimor dhe jo konstruktiv. Nuk është bojkoti rruga për zgjidhje politike apo për çështje të tjera", u shpreh Meta për gazetarët, ndërsa shtoi se kriza nuk ekziston dhe ky term është një shpikje e kryesocialistit.

Meta tha se ndërkombëtarët kanë dënuar bojkotin dhe se qeveria nuk del mbi vendimin e gjykatave.
“Duhet respektuar pavarësia e gjykatave”, theksoi Ministri i Jashtëm, ndërsa hodhi akuza në drejtim të Ramës për frymëzime kaotike dhe anarkiste.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›