E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifat spitalore pas një viti në shportën e mallrave

15/12/2009  INSTAT për metodologjinë

Ndikimi që do të ketë ndryshimi i tarifave për shërbimin parësor spitalor për personat e pasiguruar do të reflektohet të paktën pas një viti në indeksin e çmimeve të konsumit. Ekspertët e Institutit të Statistikave kanë sqaruar se ndryshimet që u bënë në fund të tetorit me urdhër të ministrit të Shëndetësisë për këto tarifa nuk mund të reflektohen menjëherë nga pikëpamja metodologjike, për shkak se kjo do ta deformonte rezultatin. “INSTAT-i duhet të disponojë një informacion shtesë për peshën që zënë pacientët e pasiguruar që kanë përfituar shërbimin spitalor, ndaj personave gjithsej. Numri i personave të pasiguruar, të cilat kanë përfituar shërbimet spitalore duhet të matet të paktën për një periudhë njëvjeçare për të kuptuar se çfarë peshe zënë këta persona ndaj totalit. Në këtë mënyrë mund të llogarisim saktë ndikimin e tarifave të shërbimeve spitalore ndaj totalit. Kjo është edhe arsyeja që për muajin nëntor është aktualisht e pamundur të matet kjo influencë”, - theksuan ekspertët e Institutit të Statistikave. Metodologjia për këtë çështje është e mirëpërcaktuar nga Eurostat dhe kërkon më shumë se një vit studim dhe llogaritje para se të reflektohen menjëherë në indeks.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›