Shuhet Roland Trebicka, “Jovan Bregu” i Teatrit shqiptar Izaura Ndoj
Pas nje beteje te gjate 2-vjecare me nje semundje te rende, shuhet ikona e teatrit, Roland Trebicka. “Mjeshtri i madh” i aktrimit, qe njihej me se shumti si “Jovan Bregu”, per shkak te rolit te tij ne komedine “Pallati 176”, i cili vijon te mbetet ne kujtesen e artdashesve si interpretimi i tij me i mire, eshte ndare nga jeta pasditen e djeshme ne moshen 65-vjecare. Lajmi per humbjen e te madhit Roland Trebicka, ka qene nje dhimbje e madhe jo vetem per te afermit, por edhe per miqte, aktoret apo regjisoret e skenes shqiptare. Nderkohe, qe ne familjen Trebicka u celen dyert e mortit, vajza e aktorit ka bere te ditur per mediat se babi i saj vdiq duke menduar per familjen, madje u ka lene amanet qe te mos qajne e te mos deshperohen nga humbja e tij. “Po me afron mosha e pensionit dhe mund te dal edhe ne pension, por me energjite qe kisha, mendoja se do te vazhdoja edhe me tej. Dua te largohem me dinjitet nga skena. E kam mesuar nga me te vjetrit e ketij teatri, se skena eshte e shenjte. Dhe eshte vertete e tille, jo kushdo mund te ngjitet ne te. Ndaj dhe une doja te beja nje largim si duhet nga skena”, - keshtu do te shprehej Trebicka, mbi rikthimin e tij ne Shqiperi dhe ne teater.
Rikthimi ne skene me rolin e Seit Beut
Kritika dhe koleget e kane vleresuar vazhdimisht me nota maksimale per sensin e jashtezakonshem te humorit, brenda dhe jashte skene, ne rol dhe jashte rolit. Ishte mjeshter i farses dhe i groteskut, qe e bazonte lojen e tij ne nje fantazi te shfrenuar dhe improvizime te paparashikueshme, jo vetem per shikuesit, por edhe per partneret. Kete gje e tregoi dhe ne nentor te vitit te kaluar, ku aktori Roland Trebicka, u rikthye serish ne skenen e teatrit pas nje mungese gati dy vjecare, me rolin e Seit Beut. Ai u kthye ne dramen, “Endrra e Ismail Qemalit” me regji te Spiro Dunit. “Ky eshte kthimi im gradual ne teater dhe nuk di si do ta perballoj. Jam i cliruar qe nuk kam ndonje personazh te njohur”, pati shprehur Trebicka. Ai do te thoshte se largimi i tij nuk ka qene i gjate dhe thote se fjale “rikthim”, mbase nuk eshte e pershtatshme per kete rast.
“Beteja 2 vjecare”
Shenjat e semundjes iu shfaqen se tepermi gjate kohes qe Trebicka po merrej me dramen “Nje tablo absurde” ne vitin 2011. Ai u kurua ne nje klinike te specializuar ne Paris te Frances, kunder kancerit ne mushkeri, ku iu nenshtrua edhe nje nderhyrjeje kirurgjikale. Ne kryeqytetin e Frances, per te u kujdes vajza e tij, qe ndodhet prej vitesh me banim atje. Dy muaj pas shtrimit te tij ne spital, qeveria shqiptare miratoi nje fond per financimin e kurimit te aktorit, i cili mbante titullin “Mjeshter i madh”.
Jeta dhe vepra
Karriera e Roland Trebickes si aktor, fillon me rolin e Kostes, ne filmin “Debatik”, me 1961. Ne vitin 1971 emerohet si aktor ne Teatrin Popullor. Kritika dhe koleget e kane vleresuar vazhdimisht me nota maksimale per sensin e jashtezakonshem te humorit, brenda dhe jashte skene, ne rol dhe jashte rolit. Kulmin e suksesit ne publik, e arriti me rolin e Jovan Bregut ne komedine “Pallati 176”. Mjeshteria e tij ne kete rol ndikoi fort, qe komedia te thyeje te gjitha rekordet e meparshme te shikueshmerise, “Jovan Bregu” eshte figura me popullore e skenes shqiptare, batutat e te cilit prej kohesh jane bere pjese e folklorit dhe zhargonit te sotem. Por, rolet e Trebickes ne teater, jane te shumte. Shikuesit e kujtojne me nostalgji ne rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), te “Nje burre me trendafil”, “Ne te gjithe kendonim Margariten”, “Darka e te marreve”, “Jashte bie bore”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Te gjithe me huqe”, “Nje tabllo absurde”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj. Ne vitin 2002, per rolin e Rojes te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat per Cmimin “Aktori me i Mire Mbeshtetes” ne Festivalin Nderkombetar te Teatrit Eksperimental, Kajro. Eshte nderuar me titujt “Artist i merituar”, “Mjeshter i Madh” dhe se fundmi, Bashkia Korce i akordoi titullin “Nder i qytetit”. Ne nder te aktorit te madh, sot do te zhvillohen homazhe ne Teatrin Kombetar ne oren 11:00-13:00.
Fatos Sela: Teatri shqiptar, u krenua me Roland Trebicken
Lajmi per humbjen e tij, me erdhi si bombe. Humbja e Rolandit, eshte nje dhimbje shume e rende per mua dhe per faktin se jam bashkemoshatar. Ne qofte se Italia nderohet me aktorin Toto, ne u krenuam me Roland Trebicken.
Alfred Trebicka: Trebicka, aktori qe do t’i mungoje teatrit
Nuk gjej fjale te them per kete humbje te madhe! Pasioni dhe karakteri i tij universal, ka qene per t’u admiruar ne gjinine e satires dhe komedise. Di te them qe eshte nje humbje e madhe jo vetem per teatrin, por edhe per te gjithe shqiptaret!
Behar Mera: Roland Trebicka, dhuroi humorin e natyrshem ne skene
Nuk e kam patur fatin qe te luaj ne teater perkrah tij, por per komedine shqiptare, eshte nje humbje e madhe. Nuk e prisnim kete humbje kaq te shpejte. Rolandi ishte ai aktori qe dhuroi dhe na trashegoi humorin e vertete dhe te natyrshem, brezit tone.
Ndricim Xhepa: Roland Trebicka, emblema e aktrimit shqiptar
Ngelet emblema e aktrimit te planit te komedise dhe satires se ketij teatri. Nje aktor me nje pasion te pafund per punen dhe skenen, te cilen e tregoi edhe ne muajt e fundit ne rolin e Seit Beut. Ai e dashuronte skenen dhe e kishte si shtepi, edhe kur nuk kishte shfaqje.
Mevlan Shanaj: Landi, aktori qe u rikthye triumfues ne skene
Iku Landi! Eshte nje ikje tronditese per te gjithe ne te gjallet dhe me siguri e papritur per te ikurit e tjere. Ishte i ri, i vecante ne artin e tij dhe mbi te gjitha ne njerezoren e lakmueshme. Ishte tinezare kjo ikje! Para pak muajsh u rikthye ne skene, na u duk triumfues sic kishte qene per gati 40 vjet ne maje te sukseseve.
Margarita Xhepa: Rolandi, babai i komedise shqiptare
U hidherova shume kur degjova per vdekjen e tij! Ishte babai i komedise, spikaste nder aktore. Ai kishte batuta dhe pa folur, sepse shikimi i tij ishte kaq domethenes, ishte kaq i vecante, nuk kam fjale te shpreh boshllekun qe krijohet me ndarjen nga jeta te Roland Trebickes.
Kico Londo: Roland, sot pa ty ne jemi me te varfer
Nuk do ta harroj kurre heren e fundit kur te pash! Miku im i shtrenjte! Sot ti i kaperceve kufijte e tokes per te prekur me siguri fytyren e Zotit. Ti ishe me fat se njohe ne token qe deshe suksesin e madh dhe me talentin tend te pazakonte e ngrite shpirtin njerezor ne nje vend me te larte. Sot pa ty ne jemi me te varfer. Une ndihem me fat qe te takova, te njoha dhe te duartrokita ty.
Zamira Kita: Korca eshte krenuar gjithe jeten me Rolandin
Korca eshte krenuar gjithe jeten dhe do te krenohet gjithnje me aktorin korcar Roland Trebicka. Humbja e tij eshte tejet e dhimbshme. Nuk e besoj dot qe ai nuk do te jete me. Ai me telefononte shpesh per vajzen time. Me pyeste si e ke vajzen. Nuk kishte dite qe te mos komunikonim bashke, ishte nje nga miqte e mi me te mire.
Alfred Bualoti: Ne skene deri ne fund, semundja nuk e mposhti
Moment kaq tragjik dhe i parakohshem per talentin dhe deshiren e tij, sidomos per te luajtur ne skene. Ai dhe pse nuk e thoshte nga menyra sesi vepronte donte, qe dhe frymen e fundit ta kishte ne skene. Dhe pse kishte semundje te rende, ai nuk reshti se krijuari per rolin tij, angazhimin tij. Per humorin e tij se ajo na ka mbetur ne kujtesen tone.
Suela Konjari: Skena shqiptare ka humbur nje kolos
Skena shqiptare ka humbur nje kolos, ka humbur nje aktor te mrekullueshem. Jane humbje te thella qe jam e sigurt qe do te shenojne tek te gjithe ne. Rolandi ishte i madh ne jete, i madh ne skene, i madh si mik, i madh si baba.
Spiro Duni: Landi, nje lokomotive ne komedine shqiptare
Jam shume i tronditur nga humbja e tij e parakohshme! Nuk e prisja qe ai njeri te ikte nga kuraja e madhe qe e karakterizonte. Roland Trebicka kishte nje shpirt luftarak ne skene dhe ne jete. Ai eshte dhe do te mbetet nje lokomotive ne komedine shqiptare ne teater.