E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE ben gati terrenin: Pas CEZ-it, administrator shteteror Eglantina Nasi

Nese kompanise ceke “CEZ Shperndarje” do t’i hiqen licencat qe ajo zoteron ne sektorin e energjise, atehere do te jete nje administrator shteteror, i cili do marre ne dore drejtimin e sistemin e shperndarjes se energjise ne Shqiperi, deri ne ligjerimin e nje te licencuari te ri. Ky ka qene vendimi i perbashket i marre dje nga anetaret e bordit drejtues te Entit Rregullator te Energjise, ne respektim te dispozitave qe permban legjislacioni shqiptar per nje situate te tille, krijuar se fundmi nga konflikti i hapur mes shtetit shqiptar dhe pales ceke. Keshtu, duke pergatitur paraprakisht terrenin nese kompanise ceke do t’i hiqen licencat, ky institucion miratoi rregulloren e posacme “Mbi procedurat e emerimit te administratorit dhe kompetencat e tij”. E cila, parashikon ne detaje se administratori, presupozon pikerisht “perfaqesuesin shteteror mbikeqyres te operimit te pajisjeve dhe pasurive, sipas licences i cili emerohet ne perputhje me ligjin 9072 “Per sektorin e energjise elektrike”. Kujtojme sakaq, se Enti Rregullator i Energjise kur eshte ne kushtet e heqjes se licences, duhet te zbatoje nje kusht te perkohshem, ne menyre qe pajisjet dhe asetet ne pronesi te te licensuarit, te mund te vazhdojne te funksionojne ne sigurimin e sherbimit te energjise elektrike per klientet. Dhe ne kete funksion, ERE-ja ka bazuar ligjerisht edhe propozimin e saj, per te emeruar nje administrator, i cili do te marre persiper, pikerisht mbikeqyrjen ose operimin me keto pajisje dhe pasuri. Ne fakt, jane tre opsione qe jep shteti shqiptar, ku e para eshte ajo e lejimit te te licencuarit qe te vazhdoje t’i perdore keto pajisje dhe asete me afateve te caktuara. Ndersa e dyta eshte ajo e kontraktimit me nje ose me me shume shoqeri private, qe mund te ndermarrin vazhdimin e ketij sherbimi. Dhe ne fund, opsioni perfundimtar, mbetet ai i “emerimit te nje administratori, qe te mbikeqyre ose te operoje pajisjet dhe pasurite”, i perzgjedhur ky si me i pershtatshmi nga ERE-ja. Me tej, anetaret e Bordit te ERE-se kane konkluduar permes rregullores se ne cdo rast, periudha e administrimit do te zgjase derisa licenca t’i jepet nje personi tjeter, qe do te vazhdoje kete veprimtari. Kujtojme nderkaq, se ne daten 20 janar, eshte parashikuar qe te merret edhe vendimi perfundimtar mbi heqjen apo jo, te licencave qe zoteron aktualisht kompania “CEZ Shperndarje”. E nese kjo do te ndodhe, pritet qe administratori i zgjedhur shteteror gjate ketyre diteve, te nise nga puna per drejtimin e sektorit te shperndarjes se energjise.

Burimet zyrtare: Ende s’mund te themi se do hiqen licencat

Edhe pse po afron data 20 janar, e percaktuar si kufi per zgjidhjen perfundimtare te konfliktit shtet-CEZ, Enti Rregullator i Energjise, ende nuk mund te deklaroje se me c’qendrim do te dale per heqjen apo jo te licencave aktuale te kompanise ceke. Sic edhe konfirmojne burimet zyrtare prane ERE-se per “KJ”, ende nuk mund te thuhet se CEZ-it i jane anuluar licencat. “Ne e kemi shpallur tashme nisjen e procesit te heqjes se licencave ndaj CEZ-it, por ende nuk mund te themi nese ato jane hequr”, tha konkretisht mbi kete ceshtje, gjate nje prononcimi per “KJ”, zedhenesja e Entit Rregullator te Energjise, Entela Cipa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›