E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE ruan paketën mbrojtëse të konsumatorëve të vegjël, rrit çmimin vetëm 13 %, nga 24 % që kish kërkuar OSSH-ja

Enti Rregullator i Energjisë zyrtarizon rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Vendimi që pritet të zyrtarizohet pasdite në përfundim të një mbledhje me operatorët kryesorë të sektorit energjetik, ka vendosur rritjen e diferencuar të çmimit të energjisë elektrike prej vetëm 13 %. Ashtu siç edhe ka ndodhur gjithmonë në raste të tilla rritja do të jetë më pak se sa është kërkesa e operatorëve e ku veçanërisht spikat kërkesa e OSSH tashmë e privatizuar. Kjo kompani ka kërkuar një rritje mesatare prej 24 për qind si edhe heqjen e tarifimit me dy nivele. Enti nuk e ka hequr këtë lloj tarifimi ndërkohë që ka vendosur që për fashën e parë 300 kilovatorë cmimi të jetë nga 7.2 në 7.7 lekë ndërkohë që rritje nga 12 në 12.7 lekë pritet të ketë edhe për konsumin mbi 300 kilovatorë. Më modeste në krahasim me kërkesat janë edhe rritjet e tjera gjithsesi gjithcka do të zbardhet në përfundim të debatit dhe nxjerrjes së deklaratës përfundimtare të ERE për cmimet 2010

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›