Nënkryetari i KLD kërkon miratimin e Gjykatës Administrative, por nuk i bën thirrje PS-së të kthehet në Parlament

Komiteti i biznesit, USAID dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëjnë apel për ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Administrative, pr/ligji i së cilës ka mbetur peng i krizës politike në vend. Sot në një tryezë të përbashkët, ku morën pjesë përfaqësues të komitetit të biznesit, USAID dhe KLD u diskutua domosdoshmëria e ngritjes së kësaj gjykate si domosdoshmëri për marrëdhëniet biznes- shtet, rritjen e transparencës dhe uljen e korrupsionit. Gjykata Administrative është e rëndësishme për marrëdhëniet biznes- shtet- deklaroi Richard Ëolfe përfaqësuesi i USAID në këtë tryezë – duke bërë apel për vendosjen në fuksion sa më parë të kësaj gjykate. Ndërsa nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka bërë apel për gjetjen e një dialogu mes dy forcave kryesore politike të cilat do ti hapnin rrugë reformës në sistemin gjyqësor dhe miratimin e pr/ligjit të Gjykatës Administrative, “i cili ka mbetur ne sirtaret e kuvendit”, por s’ka bërë ndonjë thirrje eksplicite për Partinë Socialiste që t’i kthehet parlamentit, në mënyrë që të arrihet edhe quoruum-i i duhur për kalimin e projektit. “Rrugëdalja i takon politikës, e cila duhet të gjejë dialogun. Mungesa e dialogut bën të mundur që Gjykata Administrative të mos ngrihet në kohën e duhur. Mungesa e dialogut mban peng reformat në gjyqësor” - deklaroi Spahiu, duke vendosur në mënyrë të çuditshme shenjën e barazimit mes vullnetit të mazhorancës për t’i miratuar reformat në parlament dhe vendosmërisë së Edi Ramës për ta mbajtur partinë e tij jashtë institucioneve. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (dihet se sipas kushtetutës, KLD-në e udhëheq presidenti Bamir Topi) nënvizon domosdoshmërin e ngritjes së kësaj gjykate, e cila ”do të garantojë barazinë e palëve në proces ashtu sic bën të mundur ezaurimin e një nga shqetësimeve kryesore në KLD, zgjidhjen e vonesave në shqyrtimin e këtyre mosmarëveshjeve”- tha Spahiu. “Qytetarët, biznesi dhe shteti nuk mund të vazhdojnë të rrijnë pas dyerve të gjykatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve asdministrative me muaj të tërë. Ngritja e gjykatave padyshim që zgjedh pëfundimisht këtë problem” - theksoi më tej Spahiu.
...