Në kulmin e krizës financiare botërore, Berisha miraton shpërblim për administratën dhe pensionistët

Përfituesit e mëdhenj janë 120 mijë pjesëtarët e administratës publike si dhe 540 mijë
pensionistët e vendit Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot ministrin e Financave z. Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe me drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH). Në këtë takim, Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t’u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë. Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së Kryeministrit.
...