ERE shtyn edhe një vit faturimin aforfe
Faturimi i energjisë elektrike në formën e aforfesë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2009, deri më 13 dhjetor. Vendimi është marrë këto ditë nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, nisur nga vonesat në procesin e vendosjes së matësve të energjisë elektrike. Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes-OSSH u ishte lënë afat i gjithë viti 2008, që të përfundonte procesin e vendosjes së matësve të energjisë elektrike. Mungesa e sahateve për rreth 30 mijë familje detyroi Entin Rregullator që të shtynte afatin e aplikimit të faturave aforfe deri më 31 dhjetor të këtij viti. Prej kohësh ekspertë të ekonomisë paraqesin dyshime mbi formën e faturimit aforfe, pasi në disa raste, të akuzuara edhe nga Avokati i Popullit, familjeve të shumta u rëndonin xhepin. OSSH-ja, nga ana e saj, deklaron se nuk ka interes të vazhdojë faturimin e energjisë elektrike pa matës, pasi nga studimi i bërë rezulton se rreth 200 milionë kilovat në orë energji elektrike nuk paguhet si rrjedhojë e këtyre faturave. Sasia e energjisë elektrike që faturohet me matës vendoset nga ERE në varësi të sezonit, i ndarë në dimër dhe verë.
Shifrat e fundit nga vendosja e matësve të energjisë elektrike flasin për mbi 95 për qind të abonentëve, që deri në muajin nëntor 2008 e paguanin energjinë elektrike aforfe, tani janë pajisur me matës. Sipas të dhënave zyrtare të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, deri në fund të muajit shtator janë instaluar matës në rreth 55 mijë abonentë familjarë dhe 12 mijë abonentë privatë. Në zonat Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Burrel ka përfunduar pajisja me matës e abonentëve, ndërkohë vazhdojnë instalimet e matësve në zonat Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Fier.
Pak kohë më parë, drejtuesit e ERE-s shprehën optimizmin se procesi i vendosjes së matësve do të mbyllej brenda dhjetorit 2008, por vonesat e shumta, si pasojë e dështimit të tenderëve për blerjen e sahateve, çuan në shtyrje të afatit.