Parashikimi i motit: Edhe kjo javë me vranësira
Edhe pse dielli i mëngjesit na ka "gënjyer" se mund të kemi para një ditë me mot të kthjellët, nuk do të jetë kështu. Edhe për ditët në vazhdim do të kemi mot të paqëndrueshëm, vranësira, reshje në zona të caktuara. Sipas sinoptikanëve, temperaturat kanë qenë të paqëndrueshme, duke pësuar rënie, apo rritje me disa gradë Celsius brenda 24 orëve.
Gjatë ditës së djeshme, moti ishte i kthjellët në mëngjes, por vranësirat u rikthyen menjëherë në mesditë. Sot priten reshje lokale, ndërsa janë regjistruar ulje të temperaturave përgjatë natës. Ato kanë pësuar rënie 1-2 gradë Celsius në të gjithë vendin. Edhe sot vendi ynë do të ndikohet nga vlera të ulëta të presionit atmosferik, me qendër në Evropën Veriperëndimore. Masat e ajrit do të jenë të paqëndrueshme, me origjinë mesdhetare. Moti do të jetë me vranësira të ndërrueshme dhe me reshje shiu. Era do të fryjë me shpejtësi 1-12 m/sek në drejtimin Jugperëndim -Juglindje. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-5 ballë. Deri në fund të javës moti parashikohet të jetë i vranët, si edhe me reshje të vazhdueshme në të gjithë vendin. Ndërkohë, sipas parashikimeve të meteorologëve, edhe përgjatë ditës së enjte moti parashikohet të jetë me vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, si edhe me ulje të temperaturave maksimale.
Uljet dhe ngritjet e herëpashershme të temperaturave, ndikojnë negativisht mbi organizmin e njeriut, duke shtuar në këtë mënyrë edhe fluksin e pacientëve të prekur nga virozat e stinës. Mjekët këshillojnë konsum të ushqimeve të shëndetshme, me bazë vitamina dhe proteina.