Si do të jenë adresat në Shqipëri
Faza e dytë e sistemit të adresave të reja në vendin tonë vazhdon ende me numërtimin e godinave. Ky proces duhet të përfundojë brenda 30 janarit të këtij viti dhe më 5 shkurt, një kopje e materialit me adresat e plota të gjithsecilit duhet t‘i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Aktualisht, në kryeqytet, ka përfunduar vetëm emërtimi i rrugëve, ku pritet që të miratohen nga ana e Këshillit Bashkiak mbi 800 emra të rinj.
Në një urdhër të Ministrisë së Brendshme përcaktohet edhe modeli se si do të jetë adresa zyrtare për çdo individ në vendin tonë, si dhe renditja e elementeve kryesore të saj. Ky do të jetë një model unik për çdo adresë shqiptare.
Elementet e adresës do të shkruhen sipas kësaj radhe: emri i rrugës/ bulevardit/ sheshit/ parkut; numri i ndërtesës "Nd", numri i hyrjes "H", numri i apartamentit "Ap", emri i fshatit, emri i bashkisë/komunës, kodi postar, emri i rrethit. Ndërsa në rastin e Bashkisë së Tiranës do të shkruhet: emri i rrugës/ bulevardit/ sheshit/parkut; numri i ndërtesës "Nd", numri i hyrjes "H", numri i apartamentit "Ap", emri i njësisë bashkiake, kodi postar, Tiranë.
Në çdo rast, emri i rrugës, si dhe emrat e bashkisë, komunës, njësive bashkiake dhe rrethet shkruhen me germa të mëdha. Nëse ka shkurtime pas tyre vendosen shenjat ".". Elementet për ndërtesën, hyrjen dhe apartamentin do të shkruhen në një rresht dhe do të ndahen mes tyre me shenjën "." ose ";". Në rastet kur mungon ndonjë nga këta elemente në shkrimin e adresës do të thotë se ajo ka përkatësisht një hyrje dhe aty ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet vetëm numri i ndërtesës.
Emrat që përcaktojnë elementet fshat/qytet/ njësi bashkiake për Tiranën, komunë/bashki dhe kodi postar do të shkruhen në një rresht të ndarë midis tyre me shenjën "," dhe ";".
Emri i rrethit do të shkruhet në rreshtin e fundit në rastet kur kemi adresë brenda vendit dhe kur kemi adresë për jashtë vendit do të shtohet edhe emri i shtetit. Kështu në rastet kur kemi për të shkruar adresën në Bashkinë e Tiranës, modeli i shkrimit do të jetë: Rr. "Myslym Shyri"
Nd.5,H.2,Ap.12
Njësia Bashkiake nr.10, Kodi postar
TIRANË
Në rregulloren e përcaktimit të sistemit të adresave saktësohet se përpara nisjes së procesit të numërtimit të ndërtesave, zyra e urbanistikës dhe personi i ngarkuar përcakton fillimin e çdo PTP-je me shenjën "shigjetë me ngjyrë jeshile". Kjo përcakton drejtimin ose pikënisjen nga ku do të fillojë numërtimi i ndërtesave, adresa e të cilave do të lidhet me PTP-në përkatëse. Numri i ndërtesës do të ndërtohet brenda poligonit të ndërtesës.
Për adresimin e saktë të çdo ndërtese dhe apartamenti i lidhur me emrin e shtetasve që banojnë në adresën përkatëse përdoret një formular tip, i cili ka të listuara të gjitha elementet e adresës sipas ligjit, si dhe elemente të tjera të domosdoshme. Grupet e punës përbëhen nga dy persona, të cilët disponojnë hartat e zonës që do të regjistrojnë. Ata plotësojnë formularin tip në dy kopje, pasi kanë bërë identifikimin e çdo apartamenti, do ta vendosin këtë numër në formular. Më pas kontaktojnë me familjarët duke u dhënë atyre të plotësojnë emrat për të gjithë personat e familjes që banojnë në apartamentin përkatës. Një formular i dorëzohet familjes dhe tjetri dorëzohet në zyrat e urbanistikës. Kjo databazë do të jetë pjesë e sistemit të adresave. Pasi plotësohet e gjithë kjo databazë, ajo i kalon zyrave të gjendjeve civile. Ato plotësojnë kodin 16-shifror në rubrikën e regjistrit kombëtar për çdo shtetas. Sistemi i adresave pas viteve ‘90 degradoi deri në përshkrime të hollësishme të objekteve më të njohura nëpër lagje, duke e shndërruar gjetjen e shtëpisë së një të njohuri në një tregim të vërtetë.