ERE urdhëron OSSH, 80 mijë matës brenda prillit
se do të merren masa nesh kompania CEZ nuk do të përmbushë detyrimin. Kreu i ERE ka pohuar dje në raportin vjetor para komisionit të Veprimtarisë Prodhuese se 50 për qind e energjisë elektrike humbet në rrjet ose nuk paguhet nga qytetarët. Ndërsa në lidhje me pretendimet e qytetarëve për mbifaturimie të energjisë Nepravishta u shpreh se është në dijeni madje edhe ERE ka shqyrtuar 80 ankesa të tilla bëri të ditur kreu i ERE. Sipas OSSH është zotuar se do të kompensojë qytetarët në masën e dëmit të kryer. Drejtoria e monitorimit të institucioneve të pavarura vlerëson veprimtarinë e deritanishme të ERE, për vitin 2009 në sektorin në sektorin e energjisë e cila është karakterizuar nga disa tipare sikurse është furnizimi i plotë dhe i pandërprerë me energji elektrike i konsumatorëve privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes (OSSH) futja në punë e TEC të Vlorës hartimi nga ERE i çmimeve të reja të energjisë elektrike për vitin 2010 për secilin nga strukturat e pjesëmarrjeve në tregut të rregulluar të energjisë elektrike si dhe rritja e mëtejshme e eficencës në prodhimin publik të energjisë elektrike. Në vitin 2009 shënon një vit të suksesshëm në pjesëmarrjen e investimeve private për ndërtimin e burimeve të reja gjeneruese nëpërmjet mbi 150 propozimeve për ndërtimin e HEC-ve dhe 90 kontratash koncensionare për ndërtimin e 231 HEC-ve me fuqi nga 1 deri në 150 MW secili. Nga pikëpamja elektroenergjitike viti 2009 vlerësohet si një vit i mbarë, gjatë të cilit prodhimi në vend i energjisë arriti një nivel prej rreth 5, 2 TWh, konsumi arriti nivelin rekord prej 486. 4 GWH dhe një bilanc pozitiv shkëmbimi me Kosovën prej 9. 48 GWh. Ky fakt shpreh vlerësimin që i është bërë Entit Rregullator të Energjisë në progres raportin e KE-së për vitin 2009. Në raport citohet se ERE vazhdoi ta monitorojë tregun dhe legjislacioni i ri u miratua duke e shtrirë autoritetin rregullator të ERE në sektorin e gazit. Në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë mësohet se bordi i komisioneve mori 144 vendime. Në bazë të ligjit Kryetari i Bordit është njëkohësisht administrator ekzekutiv i ERE. Aktualisht në ERE punojnë gjithsej 32 punonjës nga të cilët 4 janë punonjës ndihmës.
Last Updated on E Enjte, 01 Prill 2010 19:00