E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE vendos: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike

Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e CEZ Shpërndarje për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët. Në vendim theksohet se për tre vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë rritje të tarifave.

Në vendimin e ERE thuhet se nuk do të ketë asnjë ndryshim të tarifave për kategorinë e familjarëve dhe biznesit.

Kërkesë për rritje të çmimit bëri KESH, OST dhe CEZ. Rritja e çmimit u kërkua gjatë një seance dëgjimore të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë me grupet e interesit.

CEZ Shpërndarja ka kërkuar një rritje mesatarisht 4.6 për qind, e cila për konsumatorët familjarë përkthehet në rritje nga 7.7 lekë në 8.05 lekë kWh për konsum deri në 300 kWh në muaj dhe nga 13.50 lekë në 14.16 lekë kWh për konsum mbi fashën 300 kWh. Nga ana tjetër, KESH ka kërkuar që tia shesë CEZ-it një kWh me jo më pak se 5.05 lekë nga 148 lekë kWh që është aktualisht, kurse OST kërkon rritjen e çmimit nga 0.6 lekë kWh në 0.73 lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›