1 janar-31 dhjetor 2012, Kroacia heq vizat me Kosovën
Kroacia heq vizat me Kosovën, për personat që posedojnë viza Schengen. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Republikës së Kroacisë, për lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit të të huajve në Kroaci.
Qeveria e Kroacisë, ka miratuar vendimin për lehtësimin e përkohshëm nga data 1 janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012, të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit në Kroaci.
E gjithë kjo procedurë është e vlefshme për të huajt e pajisur me leje qëndrimi, të vlefshme drejt vendeve të zonës Schengen, si dhe me viza. Sipas njoftimit për shtyp theksohet se dokumentet Schengen, duhet të jenë të vlefshme në momentin e daljes nga Republika e Kroacisë.