Andi Bushati/ Djali i bllokut Jua them te gjitha ne nje film

I telefonoj dhe zilja bie disa here. Jam pothuaj e bindur qe Bushati nuk do ta ngreje telefonin. E ka zakon te pergjigjet me veshtiresi ose dhe hic fare.
-Alo po ku je mi yllo Dyshimi im i pare rrezohet duke me dhene nje ndjesi clirimi. I them se dua te nis rubriken standart lunch me te.
Cuditerish pranon. Pas dy ditesh takohemi ne hotel Rogner. Ora 10 eshte zgjedhja qe vendosim qe te dy.
E premte ora shenon 10 fiks dhe me duhet te pakten dhe 15 minuta te jem atje. Mendoj qe mund te mos jete aty nga menyra e qete se si me pergjigjet kur i shpjegoj vonesen time. Nje mikeshe e perbashket sapo me kishte thene ne telefon se mund te mos e gjeja fare kur te mberrija atje. Ajo e quan shpesh te papergjegjshem dhe kapricioz Bushatin.
Mberrij ne Rogner dhe serish instinkti im me zhgenjen.
Bushati eshte i ulur vetem me nje makiato dhe grumbull gazetash perpara te cilat i largon pakez sapo ngrihet ne kembe te me perqafoje. Ka veshur nje triko te lehte ngjyre portokalli dhe syte jeshile i ndrijne si liqene te zgjuara. Pa nisur ende biseden dy vajza te bukura kalojne perbri dhe veshtrimi lekundet pak nga tavolina. - Ishin te bukura - e ngacmoj une. - Jo dhe aq - me thote me nje nenqeshje. - Se i shkruan pastaj ti te gjitha Ai ne fakt eshte vete i pabese kur shkruan.
Jeton vetem ne nje shtepi tek Kodra e Diellit. Nje apartament me shume drite. Per te ka shume rendesi dielli madje edhe hotelet tregon se i zgjedh andej nga lindin rrezet e tij. Ndersa nuk ka rendesi nese eshte i vetem ne shtepi.
- Jam i vetemjaftueshem. Nuk i kuptoj njerezit qe duan me domosdo pranine e dikujt tjeter me sqaron me ate zerin e holle qe e ben te duket pak femije i perkedhelur. Ai eshte i vetem ne shtepi si ne kete tavoline mes gazetash librash te autoreve kryesisht francez filmave te Kubrick dhe Polanskit net me ndonje mikeshe dhe ne mengjes eshte serish Andi i shpenguar dhe i prangosur ne deshiren e vetme ate per te shkruar.
- Te shkruash eshte me shume se nje orgazem me thote me bindje.
Dukeni sikur nuk keni frike nga asgje kur shkruani
- Nuk eshte e vertete qe skam frike kur shkruaj. Kam madje shume. Kam frike se mos kaloj masen ne raport me personat dhe se mos jam i pavertete ne raport me ngjarjet. Eumlshte gati nje makth per te qene i vertete.
Vetem kur flet per femrat perdor pak humor si me dy vajzat qe sapo kaluan. Ai beson se ka te drejte te ndihet i lire per ta hedhur veshtrimin tutje tu pa drojen se theu nje moral te shoqerise.
- Disa njerez ne kete vend kane zgjedhur te flasin per moralin ngaqe jane te paafte te vjedhin te pasurohen te jene te suksesshem ne punen e tyre te bejne biznes. Ata nuk bejne dot asgje te mire apo te keqe dhe dalin e flasin per moralin se nuk kane cfare derdellisin tjeter. Ndoshta po te dija te pasurohesha edhe une sdo rrija te shkruaja por ja qe kete di te bej. Ne jete bejme ate qe mundemi dhe ajo ate qe duam.
Ai shkruan me nje pene mahnitese por me rrefen se ka filluar te ndieje shume friken e sensit te mases megjithese ne shkrimet e tij rrihen lideret. Vetem nje dite para marteses se kryetarit te PS-se ai botoi nje shkrim ku nenvizonte
- Nuk vjedh nuk vras dhe nuk shkoj me gruan e tjetrit. Ka qene pa dyshim nje nga deklaratat ekstravagante te Edi Rames kur kandidonte per here te pare ndoshta te dyte per Bashkine e Tiranes. Bushati kaloi pak masen sic thote ai ne raport me personat dhe pickoi atehere kur vetem nga armiqte e Rames mund te pritej kjo gje.
- Une vura ne dyshim koherencen. Nuk eshte problemi se me cilen grua shkon por se ti nuk mund te sillesh ndryshe nga nje parim te cilin e ke afishuar per te mbledhur vota. Ne kete kuptim une nuk jam kunder Rames aktual por kunder atij te dikurshmit qe pohonte nje gje qe nuk e besonte.
Pastaj koncepti eshte arkaik ne vetvete si mund te kete grua te tjetrit. Cdo grua eshte ne radhe te pare e vetvetes e ndjenjave e mendimeve qofte edhe epsheve te saj.
Duket pak si e cuditshme qe Bushati te reagoje keshtu. Te gjithe ata qe e njohin nga afer e dine mjaft mire sensin liberal te tij. Ka hequr dore nga nje bashkejetese nga e cila ka nje djale dhe jeton pa pengesa nga ato qe i kane te zakonshmit. Nuk me vjen aspak turp ta pyes hapur - Po ju keni flirtuar me gruan e tjetrit apo ne rastin tuaj ka qene gruaja e epsheve te saj - Ta thashe me lart pergjigjen. Kritikova konceptin arkaik. Une me siguri do kem shkuar me gruan e ndonje tjetri qesh dhe me shikon ne nje menyre qe spret miratim. Jetojme ne nje shoqeri te lire ku femrat nuk i tremben lapidimit dhe pikerisht per kete asnjehere nuk e kam pare nje femer si prone te dikujt tjeter.
Eumlshte sa i afert aq dhe i larget ne tavoline. Ne disa caste me duket e thjeshte ta pyes per jeten e tij por sa me shume afrohem aq e humbas ate. Eumlshte si nje labirint. Sic ishte dikur piramida qe nga futeshe nuk dilje.
- Jemi popull qe kemi frike nga e shkuara apo jo
- E shkuara na ndjek gjithnje nga pas e kemi gjithnje me vete ne nuk mund ta shkaterrojme ate qofte dhe brenda vetes. Ai flet shume per te shkuaren edhe pushimet i ben atje ku vendet kane nje te shkuar nje histori. Edhe ai vete ka nje te shkuar per te cilen ende ska mbajtur nje qendrim. ndash Se kam te lehte te te jap nje pergjigje. Pushon pak ndersa une e pres e qete.
- E kam menduar shpesh sikur te me pyesin per kete gje. Por eshte shume ajo qe kam jetuar per tu mbledhur ne pak rreshta. Do te bej nje film per jeten time. Kam biseduar dhe me Fevzon. Ekzistojne edhe pamjet filmike. Jam une 20 minuta me Enver Hoxhen dhe shume te tjera te cilat do ti them me vone. Nuk eshte ende momenti i duhur. Por do ta bej dhe do te shohesh se cfare filmi do te jete me tregon me kryenecesi. Kur me tregon per idene e filmit ekzaltohet i gjithi. Duket sikur biseda ka arritur si kenga refrenin.
Ka dicka te re dhe ndryshe tek Bushati qe nuk arrij ta perkufizoj. Gjate gjithe bisedes me surprizon me sinqeritet dhe te verteta elegante. Flasim pak per te birin Eranin te cilin e kam ndjekur krejt rastesisht ne nje emision. Ishin disa femije me prinder te njohur. Te gjithe thane se donin te shkonin me pushime ne Dubai vec djalit te tij. Erani zgjodhi Italine se i pelqente arkitektura dhe historia. Nje femije i jashtezakonshem ne gjykimin tim. Por Bushati edhe tek i biri eshte i permbajtur.
- Cdo prind e mendon ne kete menyre me thote me modesti. Une mundohem ti shpetoj klishese femija im eshte i mrekullueshem. Mundohem te gjej nje ekuiliber mes asaj gjeje qe e dua me shume se cdo gje ne bote dhe te parit te saj si nje krijese perfekte.
Isha gati te mos e pyesja per te kaluaren e tij ndersa ai mu duk sikur me ftoi ta pyesja per gjithcka pa dorashka pa frike. Por sdi pse se shoh si nje burre te lumtur edhe pse sillet si i tille.
- Te lumtur e ben nje vajze apo grua e vetemjaftueshme pa frikera dhe me besim ne vetvete e zgjuar dhe pa komplekse. Nje burre qe e ka kete fat dhe di gjithashtu ta duroje ate eshte nje burre i lumtur me thote me kenaqesi.
E keni gjetur ju - Ende jo me pergjigjet.
- Ndoshta se keni frike nga konvencionet
- Jo nuk kam frike. Une kam bashkejetuar. Tani jam ndoshta ne nje periudhe te ndermjetme. Mund te martohem nje dite. Sinqerisht qe nuk e di.
- Cfare te pelqen tek nje femer
- Ndoshta ajo qe ende skam gjetur. Lirine time. Por kam ndryshuar shume ne sjellje me to. Kam mesuar shume nga femrat e jetes sime. Ne radhe te pare kam mesuar te vishem. Nuk kam pasur shije. Garderoben ua dedikoj atyre.
- Kaq pak
- Me kohe kam mesuar te jem me i embel me i bute dhe me i kujdesshem gjithnje duke e ditur se nje dite te gjitha keto i merzisin ato po aq sa edhe mungesa e tyre.
Me shikon sikur pret nje miratim por une nuk ia jap ate kenaqesi edhe pse e di qe ka te drejte. Biseda jone udheton ne tema te ndryshme. Flasim per letersine franceze dhe me tregon se do te bente gjithcka per tu takuar nje here me shkrimtarin Michel Houellebecq dhe se pa dyshim ne letersine shqiptare Ismail Kadare eshte i preferuari.
- Pse nuk e ka marre nje Nobel Kadare
Mendohet pak dhe me nje moskokecarje me thote se eshte ceshtje e koniunkturave te Akademise Suedeze. Pi nje gllenjke uje dhe pason mendimin me nje dyshim. ndash Se di se di pse ai e ka aq fiksim. Ai eshte shume me i mire se shume noveliste. Skane rendesi cmimet.
- Cfare ka rendesi atehere
- Te jesh i lire me thote me bindje. Madje e perserit shpesh ne ceshtje te ndryshme. Ky eshte fiksimi i Bushatit edhe pse kur e pyeta nuk diti cte me thoshte. Eumlshte i fiksuar pas lirise se tij pas te vertetes qe shkruan per gruan qe po kerkon per historine qe do te beje film. Sot ai eshte nje nga gazetaret qe Kryeministri e akuzon per grushtin e shtetit. Andi eshte gjithmone Bushati nuk ka frike nga vetja ndaj i dorezoi pa u menduar tabulatet e celularit te tij. Une dhe te gjithe ne qe e njohim ate e dime mire sensin e qytetarise qe e zoteron ate. Andi eshte i fiksuar ndaj lirise se tij. Por pertej ketij fiksimi ka mesuar te jete me i matur kur shkruan dhe mendohet per sensin e mases. Ka mesuar te pergjigjet ne telefon te te prese e te mos ankohet nese ka pritur gjate sepse ate se shqeteson me vetmia. Ka mesuar se femrat e jetes se tij do ta cojne tek gruaja e duhur te cilen po e kerkon ne heshtje. Nuk eshte me kapricioz as tekanjozi i gazetarise. Andi Bushati ka ndryshuar duke e ruajtur te shkuaren e tij jo me si nje pike te erret por si nje histori filmi. Para se te largohem kthehem dhe e pyes nese do te kishte zgjedhur nje kohe tjeter per te jetuar ndoshta te shkuaren e tij ndoshta ndonje shekull tjeter. Mendohet pak dhe me pergjigjet shkurt. - Do te zgjidhja gjithmone te sotmen.
Fatura
Dy makiato ndash 240 leke
Nje uje Pana ndash 100 leke
Dy brioshe ndash 400 leke
Total ndash 740 leke
Rogner