E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, rezolutë për vrasjet e armenëve

Autori i Lajmit: RedaksiaUashington – Një panel i Kongresit amerikan do të shqyrtojë rezolutën, e cila vrasjen e armenëve në Turqi gjatë Luftës së Parë Botërore e sheh si gjenocid. Ky njoftim ka të ngjarë të ndikojë në tensionimin e marrëdhënieve me Turqinë. Komiteti i Punëve të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit njoftoi dje se më 4 mars do të diskutojë për këtë rezolutë. Turqia më herët ka kundërshtuar ashpër përpjekjet e kongresistëve amerikanë që vrasja e armenëve të konsiderohet gjenocid. Historianët konsiderojnë se në Turqinë Otomane, në vitin 1915 janë vrarë një milion e gjysmë armenë. Historianët kryesisht pajtohen se bëhet fjalë për gjenocid, ndërsa Turqia pohon se numri i të vrarëve është më i vogël. Organizatat amerikano-armene kanë lobuar me vite për miratimin e kësaj rezolute.

Ky lajm është publikuar: 07/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›