EULEX: Krimet e luftës kanë përparësi të madhe
PRISHTINë- Zëdhënësja e misionit evropian për sundimin e ligjit, Kristina Herodes, ka deklaruar se për misionin e EULEX, çështjet e krimeve të luftës kanë përparësi të madhe.
“EULEX-i, çështjeve për krime lufte u ka dhënë përparësi të madhe, në veçanti në gjetjen e mbetjeve mortore të individëve që ende figurojnë të zhdukur që nga konflikti i 1998-1999 dhe më pas”.
“Ne kemi punuar për një kohë posaçërisht në këtë rast. Ne kemi ofruar informacione që kishin lidhje me vendndodhjen e mundshme të varrit masiv në rajonin e Rashkës”, ka thënë Herodes, duke nënvizuar se ende janë në pritje të të gjitha informacioneve në lidhje me këtë rast.
(m.a/rel/BalkanWeb)