E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, Limaj, në shtator, para prokurorëve EULEX

PRISHTINE- Prokuroria e EULEX-it ka vendosur të marrë në pyetje ish-ministrin, Fatmir Limaj, 16 muaj pas kontrolleve që janë bërë në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si edhe në pronat e familjarëve të tij.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta kosovare "Koha Ditore". Deputeti aktual i Partisë Demokratike të Kosovës do të paraqitet para prokurorëve ndërkombëtarë më 20 shtator, pikërisht në kohën që paralajmëroi edhe kryeprokurorja në largim e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isabelle Arnal.

Pranimi i ftesës që i është bërë Limajt për t’u paraqitur në prokurori është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi. Ai shprehu haptas dyshimet se ky veprim i EULEX-it ka prapavijë politike. Sipas tij, kjo bëhet për të vetmin qëllim që të kërkohet nga Gjykata Supreme zgjatje të hetimeve edhe për së paku gjashtë muaj të tjerë, pasi brenda kësaj periudhe nuk është gjetur asnjë dëshmi që do ta bënte klientin e tij, fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›