Krasniqi i përgjigjet negativisht EULEX-it
PRISHTINË - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka kthyer përgjigje negative shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.
Kryeparlamentari Krasniqi, deklaroi se letra që i është dërguar EULEX-it nuk ka pësuar ndryshime përmbajtjesore nga drafti i parë.
“Letra ka mbetur e njëjtë. Ka pasur disa ndryshime, të cilat më shumë kanë qenë gjuhësore, se sa përmbajtjesore”,- theksoi Krasniqi.
Sipas Krasniqit EULEX është bërë me dije se iniciativën për heqjen e imunitetit mund ta bëjë vetëm Prokurori i Përgjithshëm, bazuar në Nenin 9, pika 3 e Ligjit për Deputetët.
Sipas draft-letrës, theksohet se bazuar në Kushtetutën e Kosovës, qeveria vetë mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetit.
“Në rastin konkret, do të ishte normale që qeveria, e cila ka shprehur interes për një rezolutë të tillë, ta paraqesë këtë iniciativë në Kuvend dhe Kryesia e Kuvendit do ta trajtojë atë sipas rregullores së Kuvendit dhe shqyrtimi i saj do të bëhet në pajtim me rendin e përcaktuar në rregulloren e Kuvendit”,- sqaron ne letrën e tij Krasniqi.
Nëpëmjet kësaj letre kryeparlamentari nënvizon se nuk ka nevojë të miratohet një rezolutë përderisa qeveria me Kushtetutë i ka të përcaktuara të drejtat e saj për cështjen e imunitetit.
(e.m/koha/BalkanWeb)