E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Do te kemi nje liste emrash per presidentin

Mazhoranca do të përfaqësohet nesër në raundin e parë të votimit për kreun e ri të shtetit me një listë kandidatësh. Një fakt i tillë u bë i ditur nga krue i LSI-së, Ilir Meta, pas takimit që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit mes partive aleatë të së djathtës. Në përfundim të këtij takimi, i cili zgjati për gati 2 orë, kryetari Meta, duke folur në emër të partive aleate, konfirmoi se “po punohet për një listë me kandidatë, emra të cilët janë të menduar e konsultuar, që synohet të jenë gjithëpërfshirës”. 
Sipas kreut të LSI-së, kjo listë përfaqësohet nga emra të dalë nga politika,  drejtësia dhe diplomacia, listë e cila do të konsultohet me opozitën gjatë ditës së nesërme. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›