E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX ben nje numer arrestimesh nen dyshimet per perfshirje ne krime lufte

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove beri te ditur sot se policia e ketij misioni ka kryer nje numer arrestimesh te personave te dyshuar per perfshirje ne krime lufte.

Ne njoftimin e shkurter te ketij misioni thuhet se arrestimet gjate te cilave jane kryer edhe bastisje jane urdheruar nga nje gjykates i EULEX-it dhe se hetimet po zhvillohen nen mbikeqyrjen e prokurorise se posacme te Kosoves.

Por ne njoftim nuk thuhet asgje me teper per numrin e te arrestuarve dhe identitetin e tyre.

Mediat vendase nderkaq thane se jane arrestuar nente persona perfshire edhe komandantin e policise ne Prizren. Te gjithe te arrestuarit jane ish pjesetare te Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Nuk ka pasur reagime te autoriteteve vendase ndersa kunder ketyre arrestimeve kane reaguar Organizatat e dala nga lufta. Ne nje reagim te ketyre organizatave shprehet sic thuhet indinjata me rastin e arrestimeve te veteraneve te luftes se Ushtrise lirimtare te Kosoves nga Malisheva dhe Lipjani.

Ne reagim theksohet se veprimet e EULEX-it jane te pabazuara e te papergjegjshme me qellim te njollosjes se luftes clirimtare dhe per te provokuar nje situate te tensionuar ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›