Surroi Kosova ndodhet ne krize dhe pa konsensus politik

Shefi i Klubit per Politike te Jashtme Veton Surroi tha sot se klubi i tij nuk synon rrezimin e institucioneve te Kosoves por mbeshtetjen e proceseve politike ne nje periudhe te veshtire per vendin.
Nje pjese e medieve ne Kosove publikuan keto dite sic u tha nje plan te shoqerise civile per rrezimin e Presidentit dhe Qeverise se Kosoves. Ne ate plan parashiheshin fushata informative protesta dhe veprime tjera per shprehjen e organizuar te pakenaqesise dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike te cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetuten e vendit.
Mediat shkruan se Klubi per Politike te Jashtme i Veton Surroit pervec si kritikues i ashper ndaj pushtetit ne Kosove javeve te fundit ka hartuar plane konkrete per demonstrata qe si qellim perfundimtar do te kishin edhe rrezimin e koalicionit qeverises. Kjo u cilesua si nje komplot.
Zoti Surroi ne nje bisede per Zerin e Amerikes thote se kjo nuk ka te beje me Klubin e tij ndersa veprimtaret e shoqerise civile ne keshillimet e tyre te rregullta kane kembyer letra ne kuader te diskutimeve se cfare duhet te jete sic thuhet pergjigja ndaj shkeljes se kushtetues dhe ndertimit jodemokratik te institucioneve.
Prej nje konsultimi te atille qe eshte bere ma merr mendja jo shume obligativ ne fjalorin e pucit te rebelimeve etj. ka eskaluar kjo ceshtje ne nje pike te krijimit te idese se komploteve qe nuk i perket nje shoqerie demokratike tha zoti Surroi.
Ai pranon se Klubi i tij eshte kritik ndaj institucioneve ne funksion te mbeshtetjes se proceseve politike por nuk ka mandat per rrezim institucionesh. Ai thote se Klubi synon te nxise debate ne nje kohe kur sic thekson ai kriza e legjitimitetit do te jete edhe me emocionale sesa qe eshte tani. Ne kete krize e cila do te jete shume emocionale do te jete mire te anashkalohen veprime apo kualifikime sic jane puce rebelime komplote etj sepse jane pjese e nje mentaliteti krejtesisht jodemokratik. Nuk flet mire jo vetem per shoqerine ne teresi perdorimi i fjales komplot apo rebelim por flet aq me keq per ata qe shtrojne keso akuzash. Imazhi i Kosoves edhe ashtu eshte ne demtim e siper dita me dite e nuk ka nevoje Kosova per me shume refleksione negative sic jane asociimet e vrazhdesise se fjalorit te periudhave te monizmit.
Kosova sipas zotit Surroi ndodhet ne nje periudhe te veshtire dhe te mungeses se konsensusit politik per tejkalimin e kesaj gjendjeje.
Kemi procesin negociator me Serbine i cili ka filluar keq. Ka filluar keq sepse shqiptaret nuk jane bere bashke per te krijuar nje platforme. Nuk po flas qe Kosova nuk eshte bere bashke por shqiptaret nuk jane bere bashke ne Kosove e lere me te behen te gjithe te tjeret. Dhe kemi tash edhe nje seri problemesh ekonomike te cilat jane maja e ajsbergut. Kosova gjendet ne nje cikel negativ ekonomik ne balancimin e buxhetit. Sic shihet tash po hyjme ne nje faze ku mund te ndodhe edhe konfrontimi me Fondin Monetar Nderkombetar mund te ndodhe konfrontimi me donatoret nderkombetare dhe krejt kjo nuk flet mire per qendrueshmerine e nje shoqerie demokratike e as per qendrueshmerine e stabilitetin ne vend.
Zoti Surroi thote se hyrja ne bisedime me Serbine pa hedhur kuadrin e ketyre bisedimeve nuk do ti sjell perparim Kosoves e cila ne vjeshten e ketij viti nuk do te kete perparim ne marredheniet e saj me Bashkimin Evropian. Ne vjeshten e ketij viti thote ai Kosova mund te jete ne situate ne te cilen Beogradi do te jete i legjitimuar si pale pa te cilen nuk mund te levize asgje ne Kosove dhe per me teper Beogradi mund te legjitimohet si nje vend me afer Bashkimit Evropian.
Ne vjeshten e ketij viti tri shoqerite ku ekziston autoktonia shqiptare me e forte pra Shqiperia Kosova dhe Maqedonia do te jene ne vendnumerim perderisa Serbia mund te ece perpara. Kosova me kete eshte duke i bere nje disfavor vetvetes sepse nuk e ka projektuar interesin e vet ne procesin negociator gje qe ndodhe per here te pare ne njezet vitet e fundit prej se Kosova ne pluralizem merret me procese negociatore tha zoti Surroi.
Bisedimet tashme kane filluar dhe ndermjetesuesit e Bashkimit Evropian p pergatisin takimin e dyte. Autoritetet ne Kosove shprehen te bindur se ky proces do te permbyllet me njohjen e ndersjelle te Kosove dhe Serbise dhe anetaresim ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian.