OSBE SHBA dhe BE kerkojne mbrojtje dhe kujdes per romet e dhunuar

Ambasadoret e Shteteve te Bashkuara OSBE dhe BE i bene sot thirrje qeverise shqiptare te hetoje debimin e familjeve rome nga vendbanimi i tyre dhe te ofroje ndihme sociale per keta te zhvendosur. Diplomatet perendimore u bene thirrje autoriteteve qe te kujdesen per pakicat rome dhe te ndalojne diskriminimin e tyre.
OSBE SHBA dhe BE u bene sot thirrje autoriteteve shqiptare qe te hetojne largimin me dhune te familjeve rome nga vendbanimi i tyre prane stacionit te trenit dhe tu ofrojne ndihme te shperngulurve. Ne deklaraten e tyre te perbashket tre ambasadoret e OSBE SHBA dhe BE bashkohen me perfaqesuesit e shoqerise civile ne thirrjen per ti dhene fund diskriminimit dhe dhunes ndaj familjeve dhe femijeve rome. Diplomatet perendimore bene te ditur se qe prej 20 shkurtit e ne vazhdim disa dhjetera familje rome jane larguar me force nga vendqendrimi i tyre prane qendres se Tiranes nga persona te paidentifikuar te cilet u vune zjarrin barakave ku ata jetonin dhe i perzune. Sipas tyre nga keto veprime pati lendime te renda dhe nje numer i madh njerezish duke perfshire edhe femije u detyruan te zhvendoseshin nga vendbanimi.
Ne ate zone punojne disa organizata te vete romeve qe kane njoftuar menjehere policine dhe tani po kerkojne mbrojtjen e te shperngulurve. Adriatik Hasantari drejtues i organizates Roma Active Albania thote se grindja nisi per muziken dhe kenget e nje dasme rome dhe banoret e tjere u ankuan per nivelin e larte te muzikes. Pastaj disa prinder dhe femije rome u goditen dhe u kercenuan nga disa persona te dhunshem te panjohur por me vone romet treguan se para disa ditesh aty ishin pare gjeometer qe matnin terrenin.
Sipas organizatave qe punojne aty ishin 45 familje. Sipas deshmitareve qe ne kemi ishin mbi 60 familje. Keto u shperngulen krejtesisht Brenda nates nga frika dhe terrori qe ishte shkaktuar nga banoret aty afer por ngjarja duhet te hetohet dhe te cohet me tej sepse nuk eshte vetem nga banoret. Disa nga ata 15 familjet jane kthyer ne Elbasan te tjerta jane shperndare ne rrethinat e Tiranes dhe te tjere ne Durres dhe ne Berat. - thote zoti Hasantari i cili thekson se shumica nuk eshte aq tolerante dhe dashamirese ndaj romeve dhe pakicave te tjera sa thuhet nga vendasit ne media.
Ne ministrine e punes ceshtjeve sociale dhe shanseve te barabarta thone se po e ndjekin me shqetesim ngjarjen e cila sipas tyre eshte nje rast i vecuar. Denada Seferi drejtore e politikave te sherbimeve sociale ne ministrine e punes thote se asnjehere me pare dhe ne asnje qytet nuk kishte ndodhur qe te deboheshin romet. Sipas saj problemi kryesor i tyre eshte se nuk pranojne te regjistrohen ne zyrat e gjendjes civile si banore te regullt qe te perfitojne nga gjithe sistemi shteteror ndihma shkolla strehim etj. ajo thote se regjistrimi i popullsise kete vit eshte nje shans i madh per ta dhe nje rast i mire per shtetin qe te nderhyje ne nevojat e tyre.
Ne kerkuam prej komunitetit rom dhe prej shoqatave te tyre qe te na japin nje gjendje reale e ketyre familjeve dhe e femijeve te tyre. Dime qe gjendja shendetesore e femijeve nuk eshte emergjence e jashtezakonshme megjithate ata kane semundje te veshtira si skabie etj. nderhyrja shendetesore duhet te jete e menjehershme. Jemi ne pritje te vleresimit dhe identifikimit te nevojave familjare dhe individuale te ketij komuniteti te shperngulur. Ne kete moment menduam qe shteti se bashku me donatoret te krijojne nje fond emergjence per te nderhyre drejtperdrejt ne keto familje - thote zonja Seferi.
Diplomatet kujtuan se Komisioni Europian ne Opinionin e tij per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ka identifikuar luften kunder diskriminimit dhe mbrojtjen e te drejtave te romeve si fusha paresore te cilave u duhet kushtuar vemendje e vecante nga autoritetet. Ambasadoret e OSBE-se SHBA dhe BE u bene thirrje autoriteteve pergjegjese te ndermarrin veprimet e duhura per hetimin e ngjarjes shqetesuese te shkurtit dhe te japin siguri qe veprime te tilla te mos perseriten me. Diplomatet i nxiten autoritetet shqiptare qe te marrin hapat e duhura per te siguruar asistencen e nevojshme sociale perfshire strehimin per ata njerez qe kane mbetur te pastrehe.