E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, arrestohet shqiptari me 2 kg heroinë në makinë

BARI- Një shqiptar u arrestua sot në Bari të Italisë për trafik lëndësh narkotike.

26 vjecari me inicialet S.M, u prangos nga Guardia di Financa në Bari pasi u zbulua se mbante 2 kilogram heroinë.

Arrestimi u bë gjatë një kontrolli që autoritetet po i bënin automjetit me të cilin udhëtonte në rrugën Napoli, ndërsa heroina mësohet se ishte e ndarë në katër pako dhe e fshehur në automjet.

Policia konfiskoi lëndën narkotike si dhe dy telefonë celularë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›