E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX i gatshëm në fillim të dhjetorit

Prishtinë (rel/start) EULEX-i vazhdon me dislokimin në Kosovë dhe do të jetë i gatshëm nga fillimi i dhjetorit, njoftuan zyrtarë të misionit të BE-së në Prishtinë. Zëdhënësi i misionit, Victor Reuter, ka deklaruar se dislokimi po shkon mirë. Sipas tij, EULEX do të jetë i gatshëm nga fillimi i dhjetorit. “Ne jemi të gatshëm që prej atij momenti ta zbatojmë mandatin tonë", ka thënë ai.

"Prej tash e deri në fillim të dhjetorit do të kemi rreth 1.300 pjesëtarë të personelit ndërkombëtar dhe disa qindra vendorë. Kështu që misioni gradualisht do t'i afrohet numrit prej 2.000 vetësh", vijoi Reuter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›