Bruksel, mblidhet sot Grupi Mbikëqyrës për Kosovën
Bruksel (start)Do të mblishet sot në Bruksel Grupi Mbikëqyrës Ndërkombëtar për Kosovën (ISG) në nivel të drejtorëve për Ballkanin. Në këtë takim do jetë edhe shefi i diplomacisë kosvare, Skënder Hyseni, i cili do të paraqesë arritjet dhe zhvillimet në vend. Takimi i sotëm i ISG-së mbahet ndërkohë që vazhdojnë debatet rreth gjashtëpikëshit OKB-Beograd e katërpikëshit të Prishtinës dhe vendosjes së EULEX-it në Kosovë.
ISG është formuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga vendet që e kanë njohur, me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Paketës Ahtisaari.
Në takimin e shtatorit në Prishtinë, ISG-ja shprehu “mbështetjen e saj të plotë për përpjekjet e qeverisë për të fituar njohje më të gjera ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësimin në institucionet financiare ndërkombëtare” duke theksuar se “pavarësia është e pakthyeshme”.