E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 300 emigrantë mbërrijnë në brigjet e Sicilisë

Sicili (start)Qindra emigrantë kanë mbërritur në brigjet italiane. Rreth 300 emigrantë klandestinë zbarkuan në ishullin e Lampeduzës, në jug të Sicilisë, bënë të ditur autoritetet italiane. Një motovedetë e Guarda di Financias ndaloi në brigjet e Lampeduzës një anije që kishte në bord 294 persona të kombësive të ndryshme, 18 gra dhe 21 fëmijë, deklaroi zëdhënësi i Guarda di Financias në Palermo. Edhe një barkë tjetër që tranportonte 66 persona, prej të cilëve gjashtë gra, u ndalua nga forcat bregdetare italiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›