E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICT-ja i dhuron publikime Juridikut të Prishtinës

Prishtinë, 6 gusht - Tribunali i Hagës për kirmet të luftës në ish-Jugosllavi (ICT) sot bëri një donacion të konsiderueshëm revistash juridike për Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe Qendrën për të Drejtat e Njeriut pranë UP-së.
Donacioni përfshin një antologji gjithëpërfshirëse të Revistës Amerikane për të Drejtën Ndërkombëtare, Raporte Gjyqësore të Tribunalit, Revistën Evropiane për të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe manualë dhe libra të ndryshëm juridikë mbi teorinë dhe praktikën e drejtësisë.
Tribunali angazhohet për promovimin e respektit ndaj sundimit të ligjit, gjë që është shumë e rëndësishme në ndërtimin e shoqërive bashkëkohore dhe në avancimin e këtyre vlerave, sidomos në mesin e gjeneratave të reja kosovare.
Librat dhe revistat e dhuruara do të ndihmojnë shumë studentët e drejtësisë në Kosovë si dhe ekspertët juridikë që punojnë aty.
Meqë Tribunali po i afrohet përfundimit të mandatit të tij, Programi Outreach po i intensifikon përpjekjet e veta për t’u mundësuar bashkësive vendore njohuri dhe qasje më të madhe në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare penale dhe të arriturat e Tribunalit në kuadër të tij.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›