E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin pa licence celulare ndalohen 10 persona

Dhjetë persona janë ndaluar pranë Postës Shqiptare në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Samsung”, një bashkëpunim i strukturave të e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik Financiar dhe Komisariati i Policisë Nr.3 në kryeqytet, për veprën penale të tregëtimit të paligjshëm dhe shmangie të taksave dhe tatimeve. Alket Xhani, 19 vjec,  Ilir Tusha, 34 vjec, Shkëlqim Gjuta, 39 vjec, Fatos Çifliku, 43 vjec, Sazan Xhaferaj, 40 vjec, Albert Koçi, 31 vjec,  Kastriot Xhemalaj, 40 vjec, Eduart Muçaj, 29 vjec dhe Altin Jaçe, 34 vjec janë ndaluar pasi tregëtonin pa licencë celularë dhe aksesorë të ndryshëm, për të shmangur taksat dhe tatimet.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 300 telefona celular të markave të ndryshme, një sërë karikues, këllëf celulari si dhe karta të kompanive të ndryshme celuare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›