EULEX-i nis hetime pas incidentit në Bllace
PRISHTINE- EULEX-i ka nisur hetime të brendshme lidhur me policët rumunë, të cilët po bartnin sasi të mëdha të alkoolit dhe duhanit nga Kosova.
Të martën në pikën kufitare të Bllacës doganierët e Maqedonisë kanë ndaluar kontrabandimin e një sasie të madhe të cigareve dhe alkoolit, të cilat ishin të fshehura me një autobusë që shfrytëzohej nga misioni evropian EULEX në Kosovë. Policët janë marrë në pyetje nga zyrtarët e Doganës së Maqedonisë dhe me këtë rast sasitë e alkoolit dhe duhan janë konfiskuar.
“Lidhur me ketë incident ende janë duke u konstatuar fakte të plota. Unë nuk dëshiroj të paragjykoj për shkak të hetimit,” tha zëvendësi i Shefit të Komponentës për Polici të EULEX-it, Lambert Lucas.
Ai tha se “EULEX-i i merr shumë seriozisht pohimet se pjesëtarët e stafit të tij kanë vepruar në mënyrë të paligjshme ose në kundërshtim me kodin e brendshëm disiplinor të këtij misioni” duke shtuar se “nëse vërtetohet se personat kanë vepruar në mënyrë të gabuar, do të merren veprime pa asnjë hamendje”.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)