E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri vullkanik, dëmet ekonomike më të mëdha se të 11 shtatorit

SHBA- Shpërthimi i vullkanit në Islandë mund të cojë në një katastrofë ekonomike. Bllokimi i fluturimeve u ka shkaktuar një dëm prej 1.7 miliardë dollarë kompanive ajrore. Lajmi bëhet i ditur nga shoqata ndërkombëtare e transportit ajror duke saktësuar se gjatë së shtunës dhe së djelës humbja ka arritur në 800 milionë dollarë , ndërsa vlera e dëmit ekonomik për gjithë javën ka qenë 200 milionë dollarë në ditë. Nga e enjtja deri të djëlën , në Europë u anuluan më tepër se 60 mijë fluturime. Përvec cmimeve të biletave , shoqërive ajrore u bashkangjiten edhe shpenzime të tjera, si psh ato për strehimin dhe ushqimin e pasagjerëve që kanë prerë bileta dhe nuk mund të udhëtojnë.
Po të mendosh se shoqëritë ajrore kanë patur probleme prej krizës ekonomike të vitit të kaluar , atëherë nuk përjashtohet se prej gjendjes aktuale disa prej tyre mund të falimentojnë.
Sipas vlerësimeve të Lidhjes Ndërkombëtare të Shoqërive, reja vullkanike po u shkakton shoqërive ajrore më tepër humbje se sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. Në rastet e katastrofave natyrore, shoqërite e sigurimeve nuk marrin përsipër asnjë shpenzim.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›