EULEX-i nis misionin, shtrihet edhe në veri të Kosovës
Përgjegjësitë e EULEX-it në fushat e Policisë, Gjyqësisë dhe Doganave. Misioni, deri në fund të dimrit, mund të arrijë në 3 mijë persona
Blerina Olldashi
Ashtu siç ishte parashikuar, EULEX-i është shtrirë dje në të gjithë Kosovën, përfshirë veriun dhe pikat doganore me Serbinë. Misioni prej 1400 vetash mori përgjegjësitë nga administrata e UNMIK-ut në fushat e Policisë, Gjyqësisë dhe Doganave. Shefi i këtij misioni, Iv De Kermabon, pas një takimi me presidentin, kryeministrin e Kosovës dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian u shpreh se tashmë EULEX-i do të marrë përgjegjësitë që i takojnë dhe dita e parë e punës filloi pa ndonjë problem, duke filluar shtrirjen edhe në pjesën veriore të Kosovës. Nga ora 8:00 e mëngjesit, Kermabon tha se në gjithë Kosovën u dislokuan rreth 1 mijë e 400 pjesëtarë të stafit të EULEX-it, përfshirë edhe mbi 500 veta nga stafi lokal. “Njerëzit tanë filluan misionin për monitorim dhe këshillim të palës vendore”, - tha Kermabon. Sipas tij, ky mision deri në fund të dimrit mund të arrijë në 3 mijë veta. Ai tha se EULEX-i është vendosur edhe në pjesën veriore, përfshirë edhe pikat doganore në kufi me Serbinë.
“Aktualisht kemi rreth 100 njerëzit tanë në veri të Kosovës. Kemi disa policë rreth ndërtesës së Gjykatës së Qarkut, kemi rreth 10 njerëz nga ekipi i Drejtësisë brenda gjykatës, që janë në kontakt me partnerët e tyre”, - deklaroi Iv de Kermabon.
Fillimi i misionit të EULEX-it u përshëndet edhe nga udhëheqësit kosovarë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se shtrirja e EULEX-it në të gjithë Kosovën tregon përkushtimin për integritetin e Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për vendosjen e sundimit të ligjit. “Është një shtrirje që ka të bëjë me gjithë hapësirën e Kosovës, pra edhe në pjesën veriore. Shumë shpejt, me mandatin që ka, EULEX-i do të ketë shtrirje në kapacitete të plota. Paralelisht do të ketë bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës në një formulë të gjithmonshme në mbështetje të lirisë, demokracisë, integritetit të Kosovës”,- tha Sejdiu. Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, ditën e djeshme e vlerësoi si një ditë “të hapjes së një kapitulli të ri për Kosovën”. “Është një fillim simbolik edhe në veri, por me vendosmëri dhe domethënie të veçantë, se tashmë do të fillojë edhe ushtrimi i autoritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe çdo veprim do të jetë edhe në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dokumentin e presidentit Ahtisari dhe do të fillojmë të funksionojmë si shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, të sundimit të ligjit”,- tha kryeministri Thaçi.
“Amnesty”, thirrje EULEX-it për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Në ditën e parë të punës në Kosovë, organizata “Amnesty International” i ka bërë thirrje EULEX-it të marrë masa për shqyrtimin e numrit të të humburve. “EULEX-i të marrë masa të menjëhershme për të shqyrtuar numrin e madh të rasteve të pagjykuara të krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, - ka qenë apeli i Amnesty i ka drejtuar misionit europian.
Mediat kosovare bënë të ditur se Amnesty International i bëri thirrje misionit të BE-së që të afërmve të më shumë se 3 mijë vetave që rezultojnë të humbur, apo të marrë peng, t’u thuhet e vërteta mbi fatin e tyre dhe fajtorët të dalin para Drejtësisë.
Në deklaratë theksohej rëndësia që viktimave, nga cilado përkatësi etnike, t’u jepet drejtësia. Kjo deklaratë u lëshua pak orë para se misioni i EULEX-it të fillonte misionin në Kosovë.
Uisner: “Detyrat e OKB-së në Kosovë morën fund”
Ish-ndërmjetësi amerikan për statusin e Kosovës, Frank Uisner, gjatë një interviste është shprehur se detyrat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë marrë fund. Uisner është shprehur i kënaqur me dinamikën e zhvillimeve pas shpalljes së pavarësisë, ndërkohë ka kritikuar qëndrimin negativ të Beogradit ndaj Kosovës. Diplomati amerikan po ashtu ka thënë se qeveria e Republikës së Kosovës ka të drejtën sovrane që të refuzojë planin 6-pikësh dhe ka mirëpritur qëndrimin pozitiv të Kosovës për shtrirjen e misionit EULEX. Ky mision, sipas Uisnerit, do të ruajë unitetin e Kosovës. Uisner ka shtuar se nuk pret kompromise të tjera nga ana e shqiptarëve të Kosovës, veç atyre të bëra me Pakon e Ahtisarit. Ai ka thënë se do të kalojnë vite para se Beogradi të pranojë plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe realitetin e ri të krijuar në vend.
10 Dhjetor 2008