Urbanët kthehen në “kotec pulash” nga qytetarët për ditët e festave
Faturinot lejojnë udhëtimin e shpendëve në linjat urbane në kryeqytet. Rregullorja përjashton futjen e kafshëve dhe të shpendëve në autobusë
Emanuela Sako
Linjat urbane në kryeqytet janë kthyer në një “kotec pulash”, ku së bashku me qytetarët, udhëtojnë dhe shpendët. Fenomeni është i përvitshëm dhe ndodh rëndom në rastet e festave dhe sidomos ato të fundvitit. Përgatitjet për festa tashmë kanë filluar dhe bashkë me to dhe blerjet e pulave apo gjelave të detit, që janë tradicionale për tavolinat e shqiptarëve. Por, transporti i tyre nga tregu i gjësë së gjallë për në shtëpi bëhet me linjat urbane. Rregullorja e Bashkisë së Tiranës dhe e Shoqatës Kombëtare të Transporteve e ndalon transportimin e shpendëve dhe të kafshëve me autobusët e udhëtarëve. Por duket se në këtë rast faturinot tregohen mjaft liberalë dhe askush nuk merr përsipër që të ndalojë hyrjen e qytetarëve me pula në duar. Kjo atmosferë është sa qesharake, aq dhe problematike, ku në një autobus mund të udhëtojë një qytetar me një pulë apo gjel deti.
Linjat
Në këtë situatë përfshihen të gjitha linjat urbane që operojnë në kryeqytet. Përveç problemeve të tjera që ka transporti urban në kryeqytet, përhapja e këtij fenomeni e bën situatën dhe më alarmante. Asnjë nga autoritetet përkatëse nuk është kujtuar për të shmangur këtë situatë, e cila zhvillohet para syve të të gjithë qytetarëve. Linjat urbane më të preferuara nga qytetarët blerës të shpendëve janë ato të Kombinat-Kinostudios, Tufinë-Qendër, Porcelan-Qendër etj., por nuk përjashtohet edhe Unaza, që ka dhe lëvizjen më të shpeshtë dhe të dendur të udhëtarëve. Ata që e vuajnë çdo ditë kaosin e krijuar me linjat urbane janë qytetarët, të cilët shprehen të revoltuar se udhëtimi me urban u është kthyer në një ankth të vërtetë. Shpeshherë janë detyruar të udhëtojnë më këmbë dhe të braktisin urbanet. Por oraret e punës apo probleme të ndryshme familjare i detyrojnë të jenë në orare të caktuara dhe përsëri u kthehen linjave urbane.
Qytetarët
Qytetarët që udhëtojnë me linjat urbane në kryeqytet janë të asfiksuar nga kushtet me të cilat përballen çdo ditë gjatë udhëtimit.
Linjat urbane të kryeqytetit nuk ofrojnë asnjë kusht për të mundësuar udhëtimin nga një zonë në tjetrën. Mungesa e kondicionerëve dhe kushtet higjienike bëjnë që udhëtimi të jetë pothuajse i pamundur. Kushtet e krijuara nuk kursejnë dhe rënien e të fikëtit te qytetarët, të cilët nuk e durojnë dot vapën. Bashkia e Tiranës parashikon në marrëveshjen e bërë me Shoqatën Kombëtare të Transportit Urban, krijimin e kushteve optimale gjatë stinëve të dimrit dhe të verës. Sipas kësaj marrëveshjeje, urbanët duhet të jenë të pajisur me kondicionerë dhe duhet të fshihen apo të lahen vazhdimisht. Por kjo gjë nuk ndodh nëpër urbanë, ku gjatë verës vapa të mbyt, ndërsa gjatë dimrit i ftohti dhe shiu ndihet si brenda dhe jashtë. Ndërsa papastërtia dhe plehrat e hedhura përtokë gjenden kudo. Po të vëresh përtokë apo në stola, shenjat e pisllëkut kanë zënë 1 centimetër trashësi. Shoferët e urbanëve pranojnë faktin se nuk i ndezin kondicionerët e urbanëve pasi harxhojnë shumë gaz dhe ka një kosto të lartë të blerjes. Madje ata janë vetë viktimë e kushteve të rënda dhe e vapës së nxehtë të verës.
10 Dhjetor 2008