E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i pret dëshmi nga Marty

Nga Të Tjerë më 29 prill 2011 në ora 12:07

Disa muaj pas një raporti të Këshillit të Evropës që akuzonte udhëheqësin në Kosovë për trafikim me organe, EULEX thotë se një hetim preliminar i nisur ende po provon të vërtetojë nëse ka dëshmi të mjaftueshme për të nisur një hetim final.

Ky mision thotë se një hetim zyrtar mund të nisë vetëm atëherë kur të ketë dëshmi të forta, duke theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë person specifik që është vënë nën llupë.

“Kemi shkëmbyer letra me Z. Martyn. Ende nuk kemi pranuar ndonjë dëshmi të fortë prej tij”, ka thënë një zëdhënës i EULEX-it për “Balkan Insight”.

“Në këtë fazë, nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë. Kurdo që kemi informata tjera, do t’i themi”, ka shtuar ky zëdhënës.

Qeveria e vendit kishte reaguar me zemërim kur u shfaq ky raport, duke e akuzuar Martyn se raportin e tij e ka bazuar në thashetheme.

“Është kompetencë e EULEX-it”, ka thënë për “Balkan Insight”, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke mos dashur të komentojë më shumë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›