Pacolli ia zë vendin Mimozës
Nga Express më 29 prill 2011 në ora 11:47
Kreu i sallës së mbledhjeve të Qeverisë ka ndryshuar që nga e premtja. Përkrah kryeministrit Hashim Thaçi nuk është më zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila.
Kësaj të fundit ia ka zënë ish-shefi i saj i partisë, Behxhet Pacolli, i cili në mbledhjen e së premtes të Qeverisë, për herë të parë u ul afër Thaçit, raporton Indeksonline.
Është dashur një kohë dhe shumë takime e konsultime që partneri i PDK-së në koalicion, Pacolli të bindet që të ulet në krahun e majtë të partnerit të tij në qeverisje, Thaçit.
Këtë javë, Behxhet Pacolli pranoi më në fund pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, që e autorizon atë të merret me punë të jashtme.