EULEX-i refuzon ekstradimin e një shqiptari në SHBA
Drejtësia amerikane kërkonte ekstradimin e Asllanit nën dyshimin se ai ka kryer vepra penale të “ofrimit të përkrahjes materiale për terroristët” si dhe “planifikimit për të vrarë, rrëmbyer, gjymtuar, ose lënduar personat ose dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj”, të dyja këto verpra të saktësuara në kreun e 18-të të Kushtetutës së SHBA-ve.
Në një komunikatë për median të misionit të EULEX-it, thuhet se Gjykata e Qarkut në Mitrovicë e ka refuzuar këtë rast mbi disa baza. Mes tyre, ajo e ka vënë në pikëpyetje vlefshmërinë aktuale të marrëveshjes për ekstradim të datës 21 tetor 1901, të nënshkruar ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Serbisë. Së dyti, thuhet në komunikatë, “edhe sikur marrëveshja të ishte e vlefshme, ajo nuk do t'i përmbushte kriteret për ekstradimin e qytetarëve të vet”. Së treti, vepra penale e “ofrimit të përkrahjes materiale për terroristët” nuk është e përfshirë në marrëveshjen e vitit 1901 si vepër penale, prandaj gjykatësit vendosën se nuk ka bazë për ekstradimin e Asllanit, sqaron në komunikatë EULEX-i.
Pika e katërt mbi bazë të së cilës është kundërshtuar esktardimi, ka të bëjë me nenin 517 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës,i cili sqaron se një banor i Kosovës mund të transferohet vetëm nëse vepra për të cilën kërkohet transferimi, nuk është kryer në Kosovë.