Fitou: Statusi dhe territori i Kosovës nuk negociohen
Në një intervistë për të përditshmen kosovare “Koha Ditore”, ambasadori francez theksoi se Prishtina dhe Beogradi kanë një listë të gjatë temash për të cilat mund të bisedojnë, si për ekonominë, doganat, ujin, energjinë etj.
Numri një i misionit diplomatik në Kosovë sqaroi se nuk ka kërkuar autonomi të veçantë për veriun e Mitrovicës, siç është përfolur ditë më parë deklarata e tij, por ka përdorur një lloj shprehjeje që nuk është përkthyer mirë as në gjuhën angleze, as në gjuhën shqipe.
“... E për ta sqaruar këtë dhe të mos e përdor më fjalën që e kam përdorur do ta përdor fjalën ‘decentralizim’, atë kam dashur ta them”, u shpreh Fitou. Duke folur për opinionin këshillëdhënës të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës pesë ditë para shpalljes, ambasadori francez shprehu besimin se ai do të jetë në favor të qytetarëve të saj.