E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, mungesa e dialogut politik rrezikon integrimin

Shumica parlamentare dhe opozita të premten në koordinim tek kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sërish nuk u ranë dakord për përbërjen e komisionit anketues për incidentin në Parlament më 1 korrik dhe për ndryshimet e Rregullores së Kuvendit.

Deputetët e LSDM-së e braktisën koordinimin me arsyetim se nuk do të pranohej kërkesa e tyre që me vendimin për formimin e Komisionit të përcaktohet edhe përbërja e tij, ndërsa pastaj të bisedohet për Rregulloren.

Koordinatorja e VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva deklaroi se i vjen keq për shkak mosbesimit të cilën e shpreh opozita ndaj shumicës parlamentare dhe mospranimin e garancive të dhëna nga kryetari i Kuvendit se në pako pas përfundimit të pikës së dytë për të cilën është konvokuar koordinimi i djeshëm - Rregullorja, do të vendoset edhe për përbërjen e komisionit anketues. Kryeministri Nikolla Gruevski shpreson se në interes të shtetit është që grupet parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë të arrijnë marrëveshje rreth formimit të komisionit anketues, i cili duhet ta hetojë incidentin që më 1 korrik ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë.

"Shpresoj se LSDM-ja do të gjejë forca që ta pranojë atë që disa herë ua ka ofruar VMRO-DPMNE-ja për dalje nga kjo situatë, të cilën ata e imponuan, duke sulmuar njeri në Kuvend vetëm se nuk kanë ditur se është person zyrtar dhe duke besuar se nëse dikush nuk është person zyrtar mund ta sulmojnë. Megjithatë kjo është kjo. Ky është stili i punës. Shpresoj se do të gjejnë forca që ta tejkalojnë situatën. VMRO-DPMNE-ja çdo ditë u ofron nga disa opsione për dalje nga situata", deklaroi kryeministri Gruevski./ina/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›