Thaçi: Anëtarësimi në BB, do të sjellë resurse për Kosovën
Prishtinë - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka vlerësuar si lajm shumë të mirë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bankën Botërore. “Ky është sukses i madh për Kosovën dhe popullin e saj. Kjo tregon konfirmimin dhe përkushtimin e Qeverisë për të punuar në drejtim të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bankën Botërore është një hap përpara në arritjen e objektivit tonë për të qenë shtet demokratik, i zhvilluar me perspektivë të sigurt për integrim në strukturat e Bashkimit Evropian”-theksoi Thaçi para gazetarëve në Prishtinë.
Ai shtoi se me anëtarësimin në Bankën Botërore, Kosova do të mund të tërheqë edhe më shumë resurse dhe do të ketë edhe një rejting më të fuqishëm ndërkombëtar, edhe në kuptimin e marrjes së kredive. Anëtarësimi rrit besimin tek investitorët e huaj, krijon siguri më të madhe, si dhe rrit interesimin e tyre për të investuar në Kosovë.
Lajmi tjetër po ashtu shumë i mirë për Kosovën-vijoi Thaçi-është se vetëm për një vit kemi raportin e dyte brenda vitit të Transparency Interneational, që konfirmon se Kosova është vendi i fundit në rajon për prezencën e korrupsionit. Kosova është edhe kampione në luftën kundër korrupsionit.
“Kjo është një referencë shumë e rëndësishme ndërkombëtare. Instalimi i një qeverisje demokratike ka dhënë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, vlerësim ky edhe nga institucionet shumë kredibile. Nëse bëjmë një dallim me vitin 2007, deri sa atëherë 67 % e qytetarëve kanë deklaruar se kanë paguar ryshfet për shërbimet, tani mund të them se kjo është zvogëluar për 5 herë apo 500% më pak”-deklaroi kryeministri kosovar.