Vujanoviç: Ja pse nuk është ftuar në forum Sejdiu
Podgoricë -Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk është ftuar në samitin kulturor që po mban punimet në Malin e Zi, pasi Kosova nuk është pjesë e OKB-së. “Ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të mira me Kosovën, por kemi përfillur rregullat e UNESCO-s, e mbi këtë bazë Samiti do të mbahet në përbërjen e paralajmëruar”, është shprehur kryetari malazias, transmeton KosovaLive.
Vujanovic ka thënë se samiti është organizuar në bashkëpunim me UNESCO-n dhe Këshillin e Evropës dhe se ato organizata kanë rregullat e tyre. Ai ka rikujtuar se vitin e kaluar një takim i tillë është bërë në Athinë, ku po ashtu Sejdiu nuk ka qenë i ftuar. UNESCO është organizatë e specializuar e Kombeve të Bashkuara dhe Kosova nuk është anëtare e asaj organizate botërore.