E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja e 10 shkurtit, anulohet vendimi nga UNMIK

Prishtinë - Dëgjimi publik i rastit të demonstratave te 10 Shkurtit 2007 ishte paraparë të mbahej sot, por me vendim i panelit këshillues të të drejtave të njeriut që u mor në mars të këtij viti ai është anuluar me urdhër te UNMIK-ut. Halim Sylejmani dhe Paul Troop, përfaqësues të 2 viktimave dhe 2 të lënduarve me 10 shkurt të vitit 2007, kanë thënë se janë të zhgënjyer me këtë vendim kur dihet se në dy raporte që vet UNMIK-u i ka bërë thuhet se ndaj protestuesve është ushtruar dhunë e tepërt.

Shaban Xheladini babai i Arben Xheladinit ka thënë se përveç që ai ka humbur djalin në këto protesta, tani nga UNMIK-u është duke u vrarë përsëri, pasi që nuk nxjerr para drejtësisë ata që e ushtruan këtë dhunë. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›