Pacolli: Republika Domenikane së shpejti njeh Kosovën
Prishtinë - Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka bërë të ditur se shumë shpejt Kosovën, do ta njoh edhe Republika Domenikane. Pacolli ka pasur një takim shumë të rëndësishëm me Presidentin e Republikës Dominikane, Leonel Antonio Fernández Reyna, gjatë të cilit Pacolli ka pranuar konfirmimin se Republika Dominikane ka vendosur që të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Presidenti i Republikës Dominikane ka angazhuar ministrin e Jashtëm të këtij vendi që të realizojë të gjitha procedurat e nevojshme për të kryer edhe formalisht njohjen e Kosovës.
Presidentin e Republikës Dominikane, Leonel Antonio Fernández Reyna po ashtu ka shprehur gatishmërinë që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, duke premtuar se ai do të vizitojë vendin tonë në turneun e parë që do të ketë në Evropë.
Ky lajm për një njohje të re i është konfirmuar kryetarit të AKR-së, z. Pacolli gjatë një turneu të ri të lobimit që ai po zhvillon në shtetet e Caricomit, ku është takuar edhe me Presidentin e Republikës Dominikane z. Reyna. Pacolli ka pasur kontakte te vazhdueshme me disa nga vendet e Caricomit dhe pritet te zhvillojë takime me përfaqësuesit e shteteve, Haiti, Guyana, Trinidad- Tobago, Jamajka etj.