E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX në të gjithë Kosovën

Solana dhe Shefer premtojnë angazhimin e BE-së dhe NATO-s në të gjithë territorin e shtetit të ri

Misioni civil i Bashkimit Evropian do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës. Shefi i diplomacisë evropiane bëri dje të qartë, se EULEX nuk do të lejojë institucione paralele në veri të Kosovës, ashtu siç ka ndodhur deri më tani. “Misioni ynë, siç kemi rënë dakord me shtetet anëtare, mbulon të gjithë territorin e Kosovës”, - tha Solana, duke premtuar se misioni i BE-së që përbëhet nga 2000 anëtarë, do të bashkëpunojë ngushtë me forcat e NATO-s, të cilat ndodhen në Kosovë për të ruajtur stabilitetin në shtetin e ri, si dhe të gjithë rajonin e Ballkanit. Përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë i bëri këto komente gjatë konferencës për shtyp bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jap de Hop Shefer. Ky i fundit shprehu mbështetjen e tij për Misionin Evropian, që së shpejti do të zëvendësojë UNMIK-un, duke thënë se prezenca e Bashkimit Evropian në Kosovës është tepër e rëndësishme dhe do të luajë një rol kyç në sigurinë e Kosovës. Shefer përsëriti deklaratat e liderëve evropianë, se misioni i BE-së nuk bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ashtu siç pretendojnë Serbia dhe Rusia. BE-ja dhe NATO-ja do të vazhdojnë t’i kenë misionet e tyre në veri të Kosovës, pavarësisht tensioneve, thanë zyrtarët e lartë të këtyre dy organizatave. Solana e Shefer theksuan se BE-ja dhe NATO-ja shpresojnë që të gjitha palët në çështjen e Kosovës do të veprojnë me përgjegjësi në periudhën e ardhshme, ndaj bashkëpunimi me praninë ndërkombëtare mund të jetë konstruktiv dhe pozitiv për stabilitetin e rajonit. “Ne jemi të shqetësuar dhe ndamë shqetësimin tonë për veriun. Gjithashtu, u pajtuam se të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjshmëri në ditët që vijnë, në mënyrë që bashkëpunimi ndërmjet aktorëve ndërkombëtarë që janë në terren, të mund të jetë konstruktiv dhe pozitiv”, tha Solana. Edhe sekretari i P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›