E Diel, 1 Nëntor 2026

Eliminim varësisë

Kreu i shtetit e cilësoi dje si të domosdoshme nevojën e mekanizmave ligjorë për të eliminuar varësinë financuare mes biznesit dhe politikës gjatë fushatave zgjedhore...

Kreu i shtetit e cilësoi dje si të domosdoshme nevojën e mekanizmave ligjorë për të eliminuar varësinë financuare mes biznesit dhe politikës gjatë fushatave zgjedhore. “Është i rëndësishëm rregullimi i financimit të partive politike në zgjedhje, si dhe parashikimi i mekanizmave ligjorë për eliminimin e mundësisë së një varësie financiare mes biznesit dhe partive politike. Kjo është një temë shumë e ndjeshme dhe që duhet të shkojë në sinkron me gjithë shqetësimin që kanë jo vetëm partitë politike, të përfshira në debatin për reformën elektorale, por si një çështje që atakon drejtpërdrejt ndjeshmërinë qytetare”, - deklaroi Bamir Topi. Sipas tij, në shumë raste është pjesë e debatit teprimi me financimin e fushatave për proceset zgjedhore. Topi nënvizoi se fushatat elektorale kanë nevojë për financa ligjore dhe transparente. Ai u ndal edhe te krijimi i kushteve për konkurrimin e grave në garën elektorale dhe një përfaqësim më të gjerë në Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›