E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen dy kamionë me gurët e Bogovës

SKRAPAR – Bllokohen nga policia e Skraparit dy kamionë me gurë dekorativë ndërsa fillon procedimi penal ndaj pronarit të tyre. 

Burime policore bënë të ditur fillimin e procedimit penal ndaj Artur Qamos, 34 vjeç, lindur në fshatin Novaj, të komunës Bogovë dhe banues në kryeqytet. Sipas burimeve, procedimi ndaj tij filloi pas bllokimit të dy kamionëve me targa BR 5413 A dhe FR 0319D, me të cilët po transportoheshin gurë dekorativë të marrë në një zonë të ndaluar. Gurët dekorativë ishin nxjerrë nga një aktivitet i Qamos në basenin ujor të Bogovës, territor në të cilin është e ndaluar të kryhen punime të tilla. Sipas policisë, hapja e kësaj miniere 500 metra larg vendburimit në vendin e quajtur “Gjurma e Abas Aliut” është me pasoja të mëdha, pasi nxjerrja e pllakave ndot ujin e pijshëm.            d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›