E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet ish-komandanti i repartit të policisë

KORÇE - Goditet me mjete të forta Filip Ulndrekaj, ish-komandanti i repartit të policisë së Korçës në vitet 1997. 

Autori i ngjarjes së rëndë është Ilir Berberi, 40 vjeç, banor i Tiranës, i cili është kapur në flagrancë nga forcat e policisë. Ngjarja është regjistruar në orët e mesditës së djeshme përpara konsullatës greke në Korçë. Ish-komandanti i repartit të policisë Korçë, Ulndrekaj, ka qenë në këtë ambient për të përfituar një vizë, pasi prej 3 vjetësh ai ishte i papunë nga reforma në polici. Për të njëjtin qëllim aty ka qenë edhe 40-vjeçari Berberi. Sipas dëshmive në vendngjarje, sapo ka shquar Ulndrekajn, Berberi ka filluar ta godasë atë, duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë. I gjendur në befasi Ulndrekaj është shembur përtokë nga goditjet. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë bërë arrestimin e Berberit në flagrancë. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së dikurshme së të dëmtuarit, pasi autori i krimit njihet si kontingjent kriminal për policinë.                 j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›